E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gënjeu për pasurinë, MD: Të shkarkohet gjyqtari

Ministria e Drejtësisë ka depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë një kërkesë për procedimin disiplinor dhe marrjen e masës shkarkim nga detyra të një gjyqtari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Kjo kërkesë vjen pas konstatimit të pasaktësive të dukshme në 4 pasuri tw tij nga ILDKP.

Në një njoftim të ministrisë së Drejtësisë thuhet gjithashtu se ka përfunduar inspektimin e  46 zyrave të përmbaruesve gjyqësorë privatë me anë të dy inspektimeve në të gjithë territorin e vendit.

Në përfundim të njërit prej inspektimeve nga ana e Ministrit të Drejtësisë është filluar procedimi disiplinor për 7 përmbarues gjyqësorë privatë për shkelje të detyrës në procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, për të cilat janë depozituar ankesa.  Rezultatet e inspektimit të dytë janë në proces verifikimi.

Nga inspektimet e bërë në disa qytete, ministria njofton se ka filluar procedimin disiplinor edhe për 6 noterë në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë dhe Lezhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›