Topalli: Deputeti Konomi ka dy mandate

Deputeti Erion Braçe, tha se kryetarja e Kuvendit, po e zvarrit futjen e deputetit Edison Konomi.
“Nuk arrij ta kuptoj pse shtyhet kur edhe KQZ ka marrë vendimin për t’i dhënë mandatin e deputetit. Ende nuk po mblidhet Këshilli që e drejtoni ju për t’i dhënë rrugë kësaj çështje. Në momentin që e merr këtë mandat, deputeti ka të drejtë të vijë në sallë e të bëjë betimin. Por, ende nuk po mblidhet Këshilli i Rregullores, që e drejtoni ju, për t`i dhënë rrugë kësaj çështje”, tha Braçe.
Kryeparlamentarja Topalli, u shpreh se Konomi ka përsëri dy mandate, atë të deputetit dhe anëtarit të këshillit bashkiak në Durrës.
"Në këtë mbledhje bëra me dije se deputeti i ri, Edison Konomi, të cilit i takon karrigia e grupit të PS-së, ka përsëri dy mandate, një si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe një si deputet. Administrata e Kuvendit ka pritur që ai të dorëzojë mandatin e anëtarit të Këshillit, por ai nuk e ka bërë ende. Pasi të dorëzojë këtë mandat, tha ajo, do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe pastaj sipas procedurave do të ulet në karrigen e parlamentit" , theksoi ajo. /Start/
2012-04-26 17:20