Berisha me biznesin: Ulje të mëtejshme taksash
TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka garantuar biznesin se jo vetëm që nuk do të ketë rritje taksash, por po studiohen të gjitha mundësitë për ulje të mëtejshme të taksave, lehtesim te procedurave, heqje te pages referuese dhe pagesa online.
Deklarata është bërë paraditen e sotme në një takim të kryeministrit me përfaqësues të biznesit.
Krahas mbajtjes se taksave te uleta dhe mundesise per ulje te metejshme, Berisha ka garantuar se do te punohet fort per shkurtimin e te gjitha procedurave buroktarike per t’i kursyer kohe te cmuar biznesit ne punen e tij.
Sot është jetike një paketë e re reformash, vendimtare një përpjekje e re për të bërë më kompetitive ekonominë shqiptare. Jemi vend i përcaktuar, qeveri për taksën e ulët, ne jemi të vendosur ta konsolidojmë atë dhe më lejoni tu garantoj se jo vetëm që nuk do ketë rritje taksash por do të ketë ulje të mëtejshme të tyre- tha Berisha.
Sipas tij, qeveria që drejton beson se taksat e ulëta janë shumë herë më të dobishme për shoqërinë sesa të larta. Bota, theksoi Berisha, përjetoi krizën më të thellë, pas viteve 30 , jo se u gjet me taksa të ulëta, por se u gjet me taksa të larta.
Ata që mendojnë se do ta shërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit, nuk bëjnë gjë tjetër vecse mendojnë të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtarët në histori. Thirrjet e tyre të kujtojnë kohërat e nepit, por nëse është faktuar në mënyrën më të sigurtë një gjë, të varfrit nuk ndihmohen kurrë duke shkatërruar të pasurit në një vend të lirë. Nuk besojmë në dogmën marksiste të taksave të larta, jemi dhe do bëjmë gjithçka të ruajmë pozicionin e vendit me taksa më të ulëta në botë- tha ai.
Berisha ka njoftuar edhe njehere shkurtimet e bere ne procedura dhe kohe, marre nga Task Force dhe ka kerkuar konsultim me biznesin per permiresim te metejshem.