Debat për kontrollin e financave, PS: Po dublohet SHISH dhe KLSH
Batutat, replikat, ironitë dhe tonet e larta janë pjesë e punimeve të komisionit të ligjeve, pas kthimit të socialistëve në Kuvend. Ashtu si shumica e mbledhjet te fundit të këtij komisioni, deputetet e majtë dhe të djathtë kanë replikuar fort mes tyre, për një projektligj i cili është miratuar më parë nga komisioni i ekonomisë, për të cilin duhej vetem opinioni. Deputetet e opozitës e kanë parë inspektoratin financiar si një dublues të SHIK, i cili cenon dhe punen e këtij të fundit duke nxjerre informacionet e klasifikuara sekrete.
"Në rast se kanë ardhur pa përgjigje, le të diskutojmë ne me njëri tjetrin, që kemi diskutuar gjer në të gdhirë për shkak të kohës së limituar që na dhatë, ku kemi nxjerr te gjitha nenet qe jane ndesh me Kushtetutën, etj", thote Vasilika Hysi, deputete e PS.
"është strukturë publike që kontrollon, cudi e madhe, subjektet private. Si ka mundësi që e bëka këtë punë? Po c'është kjo gjë? Shteti për këtë punë është të kontrollojë rregullat dhe ligjet e vendit. Shteti nuk bën gjë tjetër, vetëm kontrollon zbatimin e ligjeve. Reforma e parë, prapë cudi, është kërkesa për informacion", tha Ilir Rusmali, deputet i PD.
Inspektorati i inspektimit financiar, është struktura e ministrisë së Financave, që heton cdo përdorues të fondeve publike, përfshirë dhe qeverinë, pushtetin vendor dhe cdo agjensi tjeter qeveritare. Ai do të vihet në lëvizje ne cdo rast kur dyshohet për keqmenaxhim, mashtrim ose korrupsion me keto fonde.
Elona Gjylmi < I mëparshmi