Serbët në festën e Vidovdanit, thirrje antishqiptare

Rreth 1 mijë qytetarë serb nga Kosova dhe Serbia, kanë qëndruar në Gazimestan afër Prishtinës, për të kremtuar festën e “Vidovdanit”, e cila shënon 621 vjetorin e “Betejës së Kosovës”. Pjesëmarrësve në këtë tubim i është drejtuar me një fjalim, Peshkop i Kishës Ortodokse të Prizrenit, Amfilohije Radoviç, i cili e ka quajtur këtë ditë si një rast të mirë për t’ju bërë thirrje për paqe të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë.
“E lusim zotin që ky Vidovdan të jetë si një shkas për të gjithë njerëzit dhe popujt të cilët jetojnë në Kosovë që të lutën për paqe dhe për drejtësi dhe të gjithë të tjerët të cilët në ditët e sothme po zgjidhin fatin e këtij vendi dhe të kësaj toke të bekuar, që të japin një zgjidhje, e cila do të ishte në të mirë të të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, thote Amfilohije Radoviç, Peshkop i Kishës Ortodokse të Prizrenit.
Në mesin e pjesmarrësve kishte edhe pjesëtarë të grupeve nacionaliste serbe, të cilët kanë hedhur parrulla antishqiptare si: “Vritini të gjithë shqiptarët! Shqiptarët nuk duhet të ekzistojnë! Kosova është Serbi dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb!”. Ndërkohë që një pjesë e tyre kanë mbajtur dhe fanella me portrete të ish presidentit serb Sllobodan Milosheviç. “Ne kemi ardhur këtu nga Krushevci që ta përkrahim këtë popull dhe në njëfarë mënyrë të mundohemi që të bindim qeverinë tonë që vitin ardhshëm ta kthejë manifestimin qendror të Betejës së Kosovës në Vidovdan”, thote nje qytetar serb.
“Kjo festë arrin që të mbledhë njerëz të cilët jetojnë në territorin e Kosovës dhe ata të cilët janë të zhvendosur nga këtej që të tregojnë një unitet”, thote nje tjeter. Në mesin e të pranishmëve në këtë festë, ishte edhe Ministri për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviç, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej si dhe personalitete tjera politike dhe fetare serbe. Ndërsa rreth orës 9 të mëngjesit, në Manastirin e Gracanicës, është mbajtur liturgjia fetare e Vidovdanit.
Bul Salihu