E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, Meta: Sistem proporcional kombëtar

LSI do te kerkoje qe ne mbledhjen e ardhshme te byrose parlamentare, percaktimin e afateve per fillimin e permiresimit te kodit zgjedhor ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme lokale. Kjo force politike ka ngritur tashme nje komision te reformes zgjedhore dhe ka pergatitur nje bllok prej 10 propozimesh per kodin e ri zgjedhor ku kerkohet gjitheperfshirje te forcave politike, si parlamentare ashtu edhe jo parlamentare. LSI kerkon me tej edhe perfshirjen e emigranteve ne zgjedhjet e ardheshme, lokale, ndryshimin e sistemit aktual nga proporcional rajonal ne proporcional kombetar ose rajonal i korrektuar. Sefundi, LSI sugjeron edhe nje ndarje te re territoriale te vendit dhe nje tjeter jo me pak e rendesishme, rregullimin e perberjes se KQZ ku LSI kerkon te kete anetarin e saj.

"Eshte bere nje tradite negative qe reforma zgjedhore ne Shqiperi gjithmone eshte lene per minutat e fundit dhe nuk ka qene nje reforme gjitheperfshirese. Kjo ka qene arsyeja qe here pas here dhe pse zgjedhjet jane konfirmuar nga komiteti nderkombetar, nje nga dy palet qe ka bere reforme me konsesus se plote, pasi nuk ka qene i kenaqur me rezultatin e zgjedhjeve, eshte perpjekur gjithnje te gjeje hapesire apo pretekste per te kontestuar legjitimitetin e procesit zgjedhor. Ndaj nenvizoj dhe njehere tjeter se LSI parim kryesor te reformes se ardhshme elektorale ka gjitheperfshirja", deklaroi Ilir Meta, kryetar i LSI-se.

Ne takimin e dyte te komisionit zgjedhor te ngritur nga LSI, kryetar i saj, Ilir Meta tha se vonesat ne berjen e kodit zgjedhor do te ishin nje tjeter alibi per opoziten per kontestuar zgjedhjet e ardhshme…

"Cdo vonese absolutisht qe mund te cenoje standardin e zgjedhjeve te ardhshme, qe ne fakt nuk eshte nje cudi qe te jete dhe qellimi i vertete i gjithe alibise se ashtuquajtur per transparence", vijoi Meta.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›