Debati për taksat e bashkisë së Tiranës, Shalsi: PD, marrëzi
Partia Socialiste e quan marrezi deklaraten e demokrateve dhe thirrjen e tyre ndaj biznesit per te mos paguar taksat e vendosura nga Edi Rama ne Tirane. Deputeti Eduart Shalsi tha se kjo eshte nje shkelje flagrante e ligjit per decentralizimin e pushtetit vendor.
"Sjellja e Sali Berishës ndaj bashkive dhe komunave në përgjithësi, por sidomos vendimet e marra kundër bashkive kryesore, dëshmojnë se urrejtja dhe hakmarrja politike janë boshti mbi të cilin mbështetet e gjithë veprimtaria e qeverisë. Por nëse deri më tani pushteti i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë buxhetet e njësive vendore kryesore për motive të pastra politike nga dita e djeshme marrëzia dhe papërgjegjshmëria e Sali Berishës ka arritur kulmin duke u bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat dhe tarifat lokale. Ai që duhet të ishte garanti i ligjit është kthyer në shkelësin e ligjit.Ai që duhet të ishte garantuesi i autonomisë vendore është kthyer në vrasësin e saj", deklaroi Eduard Shalesi.
Dorian Kodra < I mëparshmi