E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me mesuesit Ju krijuesit e se ardhmes se kombit

124 vjet nga hapja e të parës shkollë shqipe, kryeministri Berisha i quan arsimtarë krijuesit e të ardhmes së kombit. Në një pritje në pallatin e brigadave për pedagogë,  mësues dhe edukatorë, në cilësinë dhe të një ish- pedagogu shefi i qeverisë premton më tepër për arsimin.

”Mësimet tuaja, edukata tuaj, shoqëron nxënësit dhe studentët tuaj gjithë jetën. Ju jeni krijuesit e së ardhmes. Është kjo dritë për të cilën kanë nevojë më shumë se çdo gjë tjetër Shqipëria dhe shqiptarët dhe jo flakët e shisheve molotov në rrugët apo ndërtesat e këtij vendi” tha Berisha.

Kryeministri premtoi shifra më të larta investimesh dhe rezultatesh në sektorin e arsimit në ku vetëm këtë vit 70 % atyre që kanë mbaruar arsimin e mesëm, kanë mundur të vazhdojnë atë të lartë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›