E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Drejtesia, jo kontroll politik"

PESHKOPI- Kreu i shtetit, Bamir Topi, me cilesine e kryetarit te KLD ka zgjedhur qytetin verior per te dhene pergjigje ne lidhje me debatin e shperthyer mes institucioneve te drejtesise e ekzekutivit dhe per pavaresine e institucioneve. Duke folur ne mbledhjen e KLD te zhvilluar dje ne Peshkopi, presidenti Topi nuk ka munguar te shprehe kembenguljen e tij per nje drejtesi te pavarur, profesioniste dhe jashte tere elementeve te varesise nga ekzekutivi. "Ne deshirojme qe ne Shqiperi, te mos kete me procese politike, por ta kthejme Shqiperine ne cdo qelize te saj, nje shtet te se drejtes dhe nga ana tjeter nuk deshirojme qe te kete kontroll politik mbi institucionet e pavarura", ka qene deklarata e forte e presidentit Topi. Duke dhene nje pergjigje, ndonese te vone, per tere debatin dhe konfliktin mes institucionit te Prokurorise dhe ekzekutivit. Njeheresh kreu i shtetit eshte shprehur se kjo eshte nje beteje demokratike, e cila nuk realizohet nga individe te vecante, por perkundrazi duhet krijuar nje fryme ku gjykatesi, prokurori, politikani, perfaqesuesi i institucioneve, duhet te jene koshiente, qe kjo eshte nje beteje per demokraci. "Secili duhet te beje transparencen e vet tek vetvetja dhe ne radhe te pare, ne ta kerkojme tek sistemi i drejtesise. Ju e dini shume mire qe eshte krijuar nje imazh, do te thoja mbi bazen e nje vleresimi afatgjate, per institucionet e drejtesise dhe kete imazh ne duhet ta ndryshojme patjeter", ka paralajmeruar Topi. Por jashte vemendjes se kreut te shtetit nuk ka mbetur as nevoja e ndertimit te institucioneve te forta, te cilat te sherbejne jo vetem per momentin, por perspektives se shtetit shqiptar, ne kuader te anetaresimit me te drejta te plota ne NATO dhe familjen evropiane. "Te jemi koshient qe te gjitha institucionet duhet te kene fizionomine e tyre sipas kushtetutes dhe ligjit. Ne deshirojme qe institucionet e drejtesise cdo dite e me shume te behen te pavarura. Mos mendoni se institucionet e pavarura mund te realizohen brenda nje dite, brenda nje jave apo brenda nje muaji", ka deklaruar Topi. Per te eshte e rendesishme eshte qe, mentaliteti i te gjithe intelektualeve, i te gjithe politikave dhe ne menyre te vecante i profesionisteve, te projektoje qe institucionet e pavarura jane nje domosdoshmeri per te pasur nje shtet demokratik, per te pasur nje shtet te forte, nje shtet i cili do te garantoje ate qe eshte lajtmotivi dhe besoj bazamenti i punes se te gjithe juristeve: qytetari te gezoje te drejten e tij legjitime per te gjitha problemet. "Autonomia fillon ne momentin kur njeriu e ndjen veten te ndershem, sepse nuk eshte objekt intimidimi dhe e dyta kur e ndjen veten profesionist. Keshtu qe punoni ne keto dy drejtime, sepse atehere do te jeni realisht te pavarur", ka deklaruar Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›