E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, "pret" dy kokat e para ne gjyqesor

Peshkopi - Dy gjyqtare jane "viktimat", e para te fushates antikorrupsion ne drejtesi. Keshilli i Larte i Drejtesise, nga Dibra, ka shkarkuar gjyqtaren Mirela Mishgjoni nderkohe qe ka pezulluar gjyqtarin e ketij rrethi Vesel Bako. Anetaret e KLD-se, kane votuar ne unanimitet per shkarkimin e gjyqtares se Gjykates se Shkalles se Pare te Vlores, Mirela Mishgjoni. Shkarkimi i saj eshte bere pasi, gjate hetimeve Inspektoriati i KLD-se, ka gjetur prova se ajo, ka abuzuar me detyren. Pak para ketij vendimi, KLD kishte marre vendim per pezullimin dhe heqjen e imunitetit te gjyqtarit Vesel Bako. Gjyqtari ishte filmuar duke marre ryshfet. Gjate dites se djeshme, do te diskutohej dhe rasti i gjyqtarit Murat Lleshi, por qe u shty pasi ai nuk eshte paraqitur ne mbledhje. Gjate mbledhjes se KLD-se, eshte lajmeruar nisja e nje procedimi disiplinor per rreth 12 gjyqtare te gjykatave te ndryshme ne vend, te akuzuar si e kane abuzuar me detyren. Nga kontrolli i inspektoratit te larte te KLD-se jane gjetur shkelje ne dosjet qe keto gjyqtare kane gjykuar.

Shkarkimi

Keshilli i Larte i Drejtesise ka shkarkuar gjyqtaren e gjykates se Vlores Mirela Mishgjoni, e cila akuzohet per abuzime me detyren. Gjate hetimeve te bera nga inspektoret e KLD-se, kishin gjetur shkelje ne detyren e Mishgjonit. Pikerisht pas ketyre njoftimeve, emri i saj ishte vene ne listen e gjyqtareve, ndaj te cileve do te merreshin masa.

Pezullimi

Keshilli i Larte i Drejtesise i ka hequr imunitetin gjyqtarit Vesel Bako, mbi te cilin ka renduar akuza e korrupsionit pasiv. KLD-ja, vendosi gjithashtu edhe pezullimin nga detyra te ketij gjyqtari, nderkohe qe heqja e imunitetit i hap rruge procedimin penal ndaj Vesel Bakos. Gjyqtari Matit Bako, u filmua ndersa merrte ryshfet. Prokuroria e Pergjithshme i ka kerkuar Keshillit te Larte te Drejtesise, autorizim per procedim penal te gjyqtarit ne Gjykaten e rrethit Gjyqesor, Mat, Vesel Bako, i cili dyshohet per korrupsion. Ceshtja ne ngarkim te ketij gjyqtari, eshte regjistruar disa dite me pare ne prokurorine e rrethit Mat, mbi bazen e informacioneve se dyshohet per veprimtari korruptive. Nderkaq, materialet denoncuese i kane kaluar se fundmi per nje hetim te paanshem prokurorise se Lezhes, e cila pritet te marre konfirmim nga KLD per imunitetin e gjyqtarit Bako.

Mbledhja me dyer te hapura, per here te pare

Kjo eshte hera e pare qe KLD jep me dyer te hapura, mase ndeshkuese per dy gjyqtar. Ky shembull me sa duket vlen "si presion" per mjaft gjyqtare te tjere ne Shqiperi. Sic dime sistemi gjyqesor eshte perfolur mjaft nga politikanet dhe shoqeria civile i si i korruptuar. Gjyqtari i rrethit gjyqesor te Dibres, Vesel Baka dhe gjyqtarja e Vlores Mirela Mishgjoni ishin te paret qe u penalizuan nga KLD-ja. Brenda ketij viti do te shkarkohen edhe 10 gjyqtare te tjere qe jane tashme te proceduar, ne rrethe gjyqesore te ndryshme si ne Mat, Sarande, Tirane, Elbasan si edhe te Gjykatave se Apelit Tirane, Vlore si dhe te Apelit Ushtarak.

Gjyqtaret e tjere qe do te procedohen

Tirane - Procedimi disiplinor ndaj gjyqtareve Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naim Pejo do te nise te premten. Tre gjyqtaret do te procedohen per vendimin e dates 17 dhjetor 2007 qe liruan Mihal Delijorgjin, (i paditur ne proces gjyqesor si administrator i shoqerise "Perparimi" SH. A) nga akuza e kontrabandes me mallra te tjere. Treshja gjykuese vendosi per rrezimin e padise civile te doganes se Durresit, qe kerkonte nga administratori i "Perparimi" sh.a, shumen prej 1.2 milione dollare, qe pretendohej se ishte shkaktuar dem nga kontrabanda e hekurit. Vendimi do i hapte rrugen Mihal Delijorgjit te zhvilloje aktivitetin e tij, ate te tregtise se skrapit, pa i hyre gjemb ne kembe. Mihal Delijorgji ishte shpallur fajtor dhe denuar me gjobe ne vleren 1.2 milione dollare nga Gjykata e Shkalles se Pare Durres, per deklarim te rreme te hekurit te importuar me qellim qe t'u shmangej detyrimeve doganore. Sipas vendimit ky veprim kishte qellim shmangien nga detyrimin doganor. Mihal Delijorgji eshte i arrestuar si pergjegjes per tragjedine e ndodhur me 15 mars ne Gerdec, prane Tiranes. Gjyqtaret e tjere te cilet do merren ne shqyrtim jane te Gjykatave te Rretheve Gjyqesore, Sarande, Elbasan si dhe te Gjykatave te Apelit, Tirane, Vlore si dhe te Apelit Ushtarak.

Nese vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare te Durresit do te do lihej ne fuqi, Delijorgji, nuk do te kishte asnje mundesi te hynte ne kontakte me kompani shteterore, si beri me MEICO-n, ku fitoi tenderin per cmontimin e armeve dhe municioneve ne Gerdec.

Gjyqtaret nen hetim

Murat Basha, gjyqtar ne Gjykaten Mat

Rasim Doda, ish-kryetar i Gjykates Sarande

Nevrije Halo, gjyqtare e Sarandes

Enkelejda Kashuri, gjyqtare e Sarandes

Taulant Tafa gjyqtar ne Elbasan

Gjin Gjoni, gjyqtar ne Tirane

Alaudin Malaj, Apeli ne Tirane

Meme Rexho, gjyqtar ne Vlore

Shaqir Gradica, Apeli Ushtarak Tirane

Ylli Minka, Apeli Ushtarak Tirane

Naum Pejo, Apeli Ushtarak Tirane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›