Berisha merr çmimin “Fisnikëria Tiranase”, Rama: Ai personazh që na turpëron
TIRANE- Është mbajtur sot në Tiranë një konferencë me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publike. Gjatë kësaj konference janë nderuar me çmime mjekë e personalitet të shquara të mjekësisë, ndër ta edhe kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë mori titullin "Fisnikëria Tiranase", ndërsa në fjalen e tij tha: “Nderohet sot një nga institucionet ndofta më themelore, ndofta me histori më të pasur, shënohet sot 85-vjetori i Spitalit Publik, sot Nënë Tereza në Tiranë. Ky është një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin dhe kombin, që ka përmbushur në çdo kohë me përgjegjësi të madhe dhe humanizëm të jashtëzakonshëm, dashuri e respekt një mision nga më të vështirët”, tha Berisha në nisje.
Ai premtoi se rritja e cilësisë në sistemin shëndetësor mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij, në interes të qytetarëve.
Kryeministri çmimin e cilësoi një nderim jo vetëm për të, por edhe për mësuesit e tij.
“Nderim ndaj mësuesve të mij, fat që pata mësues si ata. Nderimi im i pakufishëm për qytetarët e Tiranës. Do punoj me përkushtim dhe forcë për Tiranën që ju ëndërroni”, tha Berisha më tej.
Rama: Berisha personazh që turpëron Shqipërinë
Pas Roskovecit, PS ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Patosit. Nga ky qytet kreu i PS-së komentoi çmimin “Fisnikëria Tiranase” akorduar sot kryeministrit të Shqipërisë në 85-vjetorin e krijimit të Mjekësisë Publike.
Sipas Ramës, këtë titull Berisha ia ka dhënë vetë vetes, pasi ai beson që ne kemi shëndetësinë dhe spitalet më të mira në botë. Ai ftoi qytetarët ta largojnë me votën e 23 qershorit këtë personazh, që sic u shpreh Rama na turpëron dhe nuk na nderon.
“Saliu u dekorua me medalje për vizion dhe reforma të shëndetësisë, dmth që sipas atyre që e deklaruan kryeministri që i ka bërë shëndetësisë atë që s’ja ka bërë asnjë qeveri e kryeministër tjetër, i bie që gjithë shqiptarët duhet të jenë të lumtur me këtë sistem shëndetësor. Problem i madh me katragjyshin me antiplumb, jo vetëm që shqiptarët janë të varfër, të papunë, të braktisur por edhe se këtij kryeministri kjo gjendje i pëlqen aq shumë sa thotë si ka mundësi që Shqipëria nuk është e kënaqur me të. Ai është i bindur se cdo gjë po shkon shumë mirë, që spitalet dhe shërbimi shëndetësor i Shqipërisë nuk ka në botë, por Shqipëria është e bindur që më 23 qershor duhet ta ndëshkojmë me një votë masive, jo vetëm si të paapftë, por si një personazh që na turpëron dhe nuk na bën nder. Do t’i japim fund talljes që vazhdon prej vitesh”, komentoi Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)