Elhaida fiton The voice of Italy, Shqipëria dekoron Cocciante-n (FOTO))
Tiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar sot kantautorin italian Ricardo Cocciante për triumfin e shqiptares Elhaida Dani në The Voice of Italy, por jo vetë vajzën 19-vjeçare nga qyteti i Shkodrës.
Në një ceremoni të mbajtur paraditen e sotme në Presidencë, Shqipëria nderon mentorin e evenimetit, por jo artisten shqiptare.
Elhaiden dhe Cocciante-n i ka përgëzuar edhe kryeministri Berisha në një ceremoni të mbajtur rreth orës 11:00 në Kryeministri.
Fitorja e Elhaida Danit nuk ishte personale, por ajo sfidoi paragjykimet e bëri që populli italian të tejkalonte veten duke ja dhënë asaj çmimin e parë në vend të një italiani.
E mbi të gjitha triumfi i vajzës shqiptare tregoi që arti nuk ka kufij e paragjykime të asnjë lloji. Si një shembull përfekt për kompeticioneve të tilla si ‘Eurosong’-u ku votimet gjeopolitike përcaktojnë çdo vit fituesin.
“Kur dëgjova Elhaidën ndjeva një talent të pastër që ka mundësi të kapërcejë kufijtë”,-tha dje Cocciante në konferencën për shtyp në ambjentet e Ministrisë së Kulturës për ndjesitë e para kur ka dëgjuar shqiptaren që siç tha ai, “tashmë është birësuar nga Italia”.
Elhaida fiton "The voice of Italy", Shqipëria dekoron Cocciante-n
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 8
“Gjithmonë kam besuar se përtej faktit që ajo i përket një lloj talenti, mund të shkonte përtej dhe sëbashku ne e demonstruam këtë. Italia e hapi zemrën dhe zgjodhëm një njeri që nuk ishte italiane, por ne e bëmë atë italiane. Italia e birësoi”,- u shpreh kantautori italian.
Ndërsa Elhaida Dani duke përcjellë edhe emocionet e saj të shumta me zërin e saj, tha se ishte shumë e lumtur që kishte patur mbështetjen e trajnerit të saj, Cocciante.
“E dija se do të bënte bujë në Shqipëri por jo kaq. Nuk e prisja këtë mbështetje të vazhdueshme nga të gjithë. Unë ndihesha fitimtare edhe nëse nuk do ta kisha fituar atë emision. Pa Coçinante-n nuk do t’ja dilja kurrë mbanë”,- tha Elhaida e cila elektrizoi italianët e bëri të ndiheshin krenar për të një komb i tërë.
Tiranë, Cocciante: Elhaida do kapërcejë kufijtë. Arti, jo nacionalizma
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 12