E Diel, 1 Nëntor 2026

85-vjetori i Mjekësisë Publike, Berisha merr çmimin “Fisnikëria Tiranase”

TIRANE- Është mbajtur sot në Tiranë një konferencë me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publike. Gjatë kësaj konference janë nderuar me çmime mjekë e personalitet të shquara të mjekësisë, ndër ta edhe kryeministri Berisha.

Kreu i qeverisë mori titullin "Fisnikëria Tiranase", ndërsa në fjalen e tij tha: “Nderohet sot një nga institucionet ndofta më themelore, ndofta me histori më të pasur, shënohet sot 85-vjetori i Spitalit Publik, sot Nënë Tereza në Tiranë. Ky është një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin dhe kombin, që ka përmbushur në çdo kohë me përgjegjësi të madhe dhe humanizëm të jashtëzakonshëm, dashuri e respekt një mision nga më të vështirët”, tha Berisha në nisje.

Ai premtoi se rritja e cilësisë në sistemin shëndetësor mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij, në interes të qytetarëve. 

Kryeministri çmimin e cilësoi një nderim jo vetëm për të, por edhe për mësuesit e tij.

“Nderim ndaj mësuesve të mij, fat që pata mësues si ata. Nderimi im i pakufishëm për qytetarët e Tiranës. Do punoj me përkushtim dhe forcë për Tiranën që ju ëndërroni”, tha Berisha më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›