Halimi: Taksa e sheshtë me e drejta për cdo qytetar
DURRES- Kryetari i grupit të punës për qarkun e Durrësit Eduart Halimi, së bashku me kandidatin Oerd Bylykbashi dhe Igli Carën takuan banorët e lagjeve të Durrësit.
Gjatë fjalës së tij Halimi tha: “Ai tjetri që lëviz me autobuz, kërkon të anullojë të gjitha konçensionet, thotë nën zë se do aplikojë taksimin e Italisë dhe Francës për biznesin, pra 74 %-in dhe kjo nuk do të bëjë gjë tjetër veçëse do ta falimentojë biznesin dhe do të sjellë bllokimin e punësimit”- tha Halimi.
Ai e cilësoi taksën e sheshtë si taksimin më të drejtë për çdo qytetar shqiptar i cili taksohet me 10% sipas të ardhura të veta, pra, nuk është e vërtetë theksoi Halimi përpara qytetarëve durrsakë, se shqiptarët nuk taksohen njësoj.
Në emër të programit të partisë Demokratike, Halimi u premtoi qytetarëve shtrimin e çdo centimetri rrugë duke shprehur besimin e plotë se shqiptarët do të votojnë djathtas.
(m.a/BalkanWeb)