Berisha merr mesazh falenderimi nga kryeministri i Republikës së Çekisë
Tiranë, 16 Gusht 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha mori sot një mesazh falenderimi nga kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Neas, ku i shpreh mirënjohjen për mesazhin e urimit dërguar për marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së Çekisë.
Në mesazhin e kryeministrit Neas drejtuar kryeministrit Berisha thuhet:
I dashur zoti Kryeministër,
Dëshiroj tju shpreh mirënjohjen time për urimet e përzemërta në marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së Çekisë.
Shpreh besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të shkojnë drejt thellimit të bashkëpunimit si dhe zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve tona të miqësisë.
a.r/NOA