Berisha merr nën varësi “sekretet” dhe INSTAT-in

Ndryshimi i kompetencave i jep autoritetin e drejtpërdrejtë kryeministrit Berisha për informacionin e klasifikuar. Para ndryshimit DSIK ishte një institucion pranë Këshillit të Ministrave.
"Për te organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit te klasifikuar krijohet Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) pranë Këshillit te Ministrave", thuhet në vendim.
Ndërkohë, po dje është vendosur që edhe Komisioni i Prokurimit Publik të kalojë direkt në varësinë e kryeministrit, teksa deri më tani ishte në varësi të Këshillit të Ministrave.
Edhe Instituti i Statistikave ka kaluar në varësi të kryeministrit. Në ligjin e miratuar në vitin 2004, INSTAT quhej “person juridik publik”, ndërsa me ndryshimin e djeshëm, këtij paragrafi i shtohet “në varësi të kryeministrit”. /Start/
2012-01-05 08:39