Sarandë, tritoli shkatërron dyqanin
Në orët e para të ditës së sotme është vënë tritol në një dyqan në Sarandë. Si pasoj e shpërthimit dyqani është shkatërruar plotësisht.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë së autorëve të saj.