E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha merr nesër në dorë progres raportin e KE-së

Kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan do ti dorëzojë nesër zyrtarëve të lartë të shtetit progres raportin për Shqipërinë. Po nesër raporti për situatën në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor do të publikohet në Bruksel. 

TIRANE- KE pritet të publikojë nesër progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këty dhe Shqipërine. Kopja e parë e këtij raporti do i dorëzohet kryeministrit Berisha nga kreu kreu i delegacionit të KE-së në Shqipëri, Helmut Lohan gjatë një takimi që do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në kryeministri. Më pas një kopje e progress-raportit do i dorëzohet Presidentit të Republikës Bamir Topi, e kryeparlamentares Jozefina Topalli. Gjatë orëve të pasdites, Lohan do të bëjë publik raportin për mediat gjatë një konference për shtyp, e cila pritet të mbahet pasdite rreth orës 17.00. Pjesë nga raporti, që u publikuar në media, Shqipëria kritikohet për luftën ndaj korrupsionit e krimit te organizuar e trafikut të qënieve njerëzore.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›