Berisha merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit
Ky Samit i përvitshëm synon të promovojë trashëgiminë e tolerancës ballkanike dhe mirëkuptimin midis liderëve politike, religjiozë, si dhe bizneseve, gazetarëve, artistëve etj. të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe krijimin e bashkëpunimit etnik, fetar e gjuhësor në rajon nëpërmjet vendosjes së qëllimeve dhe idealeve të përbashkëta.
Ky Samit u parapri nga simpoziumi i lidershipit ndërkombëtar të rinise dhe ai i biznesit amerikan. Kryeministrat në fjalimet e tyre u fokusuan në ekonominë, investimet dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Berisha u përqendrua në fjalën e tij në rëndësinë e këtij takimi dhe bëri një prezantim të përmbledhur të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
"Rajoni tani ka një dinamizëm të madh në shkëmbime, investime. Në një hark të shkurtër kohor, prej vitit 2005 deri në vitin 2010, investimet turke në Shqipëri janë rritur katër herë. Në takimet e shpeshta me Kryeministrin Erdogan ne kemi planifikuar të mbështesim biznesin dhe bashkëpunimin e biznesit. Investime nga vende të tjera ballkanike po vijnë", u shpreh kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha tha se, "për momentin, Shqipëria është vendi me barrën më të ulët fiskale në Evropë. Taksë e sheshtë 10 për qind, hoqëm me dhjetëra e dhjetëra lloje taksash, po punojmë shumë për të hequr pengesat burokratike. Ne ndryshuam krejtësisht klimën e biznesit". Duke u ndalur në krizën ekonominë, shefi i qeverisë shqiptare tha se "në krizën më të keqe evropiane dhe një nga më të këqijat në botë, investimet e huaja direkte në vendin tim, për periudhën 2006-2010, u rritën rreth 316 për qind. Eksportet shqiptare u rritën 300 për qind. Kam një mik të madh në këtë vend, i cili është presidenti i Coca-Cola-s, Muhtar Kent. Dy ditë më parë, ai foli në një forum dhe i tha audiencës se këto janë absolutisht vetëm hapat e para të këtij vendi. Jam dakord me të".
Ai vuri në dukje se potencialet e Shqipërisë janë të jashtëzakonshme, është një vend i vogël, por kur e sheh në brendësi zbulon potenciale dhe mundësi të jashtëzakonshme. "Shqipëria është një Norvegji e vogël në rajon, është një vend plot me ujëra, që do të ndërtojë më shumë se 450 hidrocentrale", tha Berisha duke shtuar se Shqipëria mund të bëhet një eksportues shumë i rëndësishëm i energjisë së blertë në rajon dhe po bëhet një i tillë. Vendi, vijoi ai, ka një potencial shumë të madh turistik për t’u zhvilluar. Në vitin 2004 vendi im priti gjithsej 350 mijë turistë dhe vizitorë, në vitin 2010, ky numër shkoi në 3.5 milionë. I kthehem edhe një herë fjalës së mikut tim, se këto janë vetëm hapat e para, sepse 90 përqind e bregdetit tonë po pret për investitorë për t’u zhvilluar. "Aseti më i madh i vendit im është rinia, që me energjinë, me vizionin dhe imagjinatën e saj, do ta bëjë vendin, shqiponjën e Europës", përfundoi, kryeministri Berisha. /S.Ll/Start/
2011-09-23 16:31