“Meta”, Gj. e Lartë: Hetim orës regjistruese

Trupi gjykues ka lënë një afat 1 mujor për tre ekspertët shqiptarë tashmë të përzgjedhur për të hetuar videon. Ekspertiza do të bëhet në prani të një prokurori të çështjes.
Por një ditë më parë, prokuroria kërkoi që të mos hetohej ora regjistruese. "Në seancën gjyqësore nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë iu kërkua Gjykatës që ekspertëve të grupit të mos u vihet në dispozicion ora, me të cilën është realizuar përgjimi i videos Meta-Prifti , çka tregon se i gjithë ky proces është i montuar dhe një lojë politike", ka thënë avokati mbrojtës i Metës, Gëzim Vleshnja.
"Mungesa e provës origjinale materiale në vështrim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale po edhe praktikave gjyqësore të vendit tonë dhe vendeve të tjera ndërkombëtare e bëjnë këtë proces të parregullt ligjërisht",shtoi ai.
Ora e përgjimit është e vetmja provë që mund të vërtetonte nëse Ilir Meta ishte përfshirë ose jo në atë që Dritan Prifti e denoncoi si skandal korrupsioni. Ekspertiza ndaj saj nxori në shesh edhe faktin që me të qe regjistruar edhe një bisedë e Priftit me ish-zv.Ministrin Leonard Beqiri për një aferë korruptive prej 50 mijë eurosh, e cila më pas në mënyrë amatoreske qe fshirë nga vetë Prifti.
Ndërkohë, trupa gjyqësore ka hedhur poshtë edhe kërkesën e Prokurorisë për përjashtimin nga procesi i hetimit të tre ekspertëve shqiptarë të informatikës, të cilët do të kontrollojnë autenticitetin e videos. /S.Ll/Start/
2011-09-24 08:49