E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Të ketë pozita të barabarta në rregulloren e Parlamentit

“Patëm një shkëmbim shumë të mirë mendimesh për situatën politike aktuale. Një aspekt shumë i rëndësishëm është vizioni për integrimin evropian.

Gjithashtu, folëm për aspekte të raportit tim më të fundit në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, si dhe për mënyrat e angazhimit në Kuvend. Ndoshta ky është një hap themelor, një hap i parë themelor”, theksoi ai.

 I pyetur për miratimin e ligjeve, Wollfarth se opozita duhet të vendosë se si të votojë në Kuvend pas një diskutimi të gjerë. “Opozita, sigurisht, duhet të vendosë pas një diskutimi dhe dialogu të vërtetë në Kuvend, se si do të votojë. Por unë mendoj se është gjithashtu shumë e rëndësishme që të ketë qartësi dhe pozita të barabarta në rregulloren e Parlamentit. Ky do të ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm.

Padyshim, do të ishte shumë mirë që të shihej se si është trajtuar ajo në të shkuarën, dhe që përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës të jenë në pozicione të barabarta në Kuvend, në mënyrë që procesi të jetë i drejtë”, theksoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-23 16:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›