Berisha mesazh Thaçit: Të bashkëpunojmë vëllazërisht

Berisha shkruan se katër viteve, Kosova ka shënuar progres domethënës në ndërtimin e institucioneve demokratike.
“Më lejoni, i dashur zoti Kryeministër, të ndaj me Ju dhe tërë popullin e Kosovës kënaqësinë për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e saj dhe procesin përmbyllës të pavarësisë së mbikëqyrur, duke mundësuar zhvillimin e vazhdueshëm të vendit si demokraci e pavarur, sovrane dhe multi-etnike”, shkruan kryeministri i Shqipërisë. Sipas tij, komuniteti serb dhe komunitetet e tjera pakicë që morën pjesë masivisht në zgjedhjet e fundit parlamentare, tashmë janë pjesë e procesit qeverisës të Kosovës në nivel qendror e lokal, “pasi kanë krijuar bindjen e qëndrueshme, se zgjidhja e problemeve të tyre të përditshme realizohet përmes angazhimit dhe përfaqësimit të tyre politik në institucionet legjitime të Kosovës”.
Berisha shpreh gatishmërinë që marrëdhëniet midis dy vendeve të thellohen më tej, në mënyrë të pasurohen në të gjitha fushat për dy qytetarët vëllezër. “Duke ndarë vizionin tonë të përbashkët për integrimin evropian, jam i bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të shndërrohet në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit ndërshtetëror në rajon, duke dhënë kontributin tonë, në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë”, vijon reagimi. /Start/
2012-02-17 13:26