E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Afati i komisionit mund të shtyhet

Këtë e bëri të ditur bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri, i cili bëri me dije se edhe pikat ku ishte rënë dakord gjatë takimit të sotëm. Krimi elektoral do të përcaktohet në ligj si vepër penale.

“U miratua paketa e ndryshimeve në Kodin Penal por që prekin krimet elektorale, pra rritja e masave ndëshkuese, përcaktimi i figurave të reja të krimit. Gjithashtu kemi diskutuar dhe miratuar në parim edhe paketën për fushatën në media, por nuk kemi gjetur konsensus për dy pika, sidomos për njërën, që e konsiderojmë të rëndësishme, sic është përdorimi i fondeve publike për reklama qeveritare para fushatës zgjedhore”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, pika e fundit, ajo për reklamat qeveritare para fushatës zgjedhore, ishte pika ku nuk është rënë dakord për momentin, teksa nënvizoi se kjo është  “një pikë që patjetër kërkon një rregullim ligjor të posacëm përpara fushatës zgjedhore, aq më tepër që kemi qenë dëshmitarë të përdorimit të vazhdueshme të parave publike në funksion të propagandës qeverituare dhe të gjitha shtetet europiane këtë gjë e rregullojnë”./Start/

                                                                                             2012-02-17 13:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›