E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mesazh në Facebook. Uron nxënësit e mësuesit për vitin shkollor

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar përmes një mesazhi në profilin e tij në Facebook nxënësit dhe mësuesit për diten e parë të shkollës.

Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë femijë, te reja e të rinj. Le tu urojmë ne së pari vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe të gjithë nxënësve e nxënëseve një vit shkollor të mbarë, plot shëndet, mbarësi dhe suksese në mësime shkruan Berisha.

Një urim të përzemërt, Berisha dërgon edhe për të gjithë miqtë e rrjetit social që ulen sot në bankat e shkollës, duke iu uron ata lart e më lart në garën më të bukur e më fisnike të njëriut, garën e dijes.

Përshëndetje të përzemërta dhe admirimin tonë mësueseve dhe mësuesëve tanë, misionarëve fisnik të dijes dhe edukimit të femijeve tanë si dhe të gjithë prindërve që përcjellin sot fëmijët e tyre në shkolla. Urime!! shkruan Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›