Berisha-mësuesve: Gëzuar festën e mendjes dhe të dijes

Kryeministri Berisha ka zgjedhur qytetin e Korçës për të uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit. Ai ka vizituar shkollën e mesme “Isuf Gjata" në Korçë ku u ka shprehur mirënjohjen mësueve për punën e tyre në edukimin e brezave.
“Gëzuar festën shpirtërore të mendjes dhe të dijes. 7 marsi është ditë nderimi për mësuesit në vendin tonë të cilët janë promotorët e garës dhe të dijes” ka theksuar në fjalën e tij kryeministri Berisha.
Ndërsa ka garantuar mësuesit për mbështetjen, kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria gjatë viteve të fundit ka bërë reforma të thella në fushën e arsimit.
Kreu i qeverisë gjithashtu duke i bërë thirrje nxënësve t`i drejtohen arsimit profesional ndërsa premtoi se qeveria do të bëjë gjtihçka për shkollat profesionale.
Arsimi professional do të jetë një përshtatje me tregun dhe shoqërinë vijoi Berisha duke shtuar se këtë vit është shënuar një hov për përfshirjen e fëmijëve në arsimin profesional.
Më pas axhenda e kryeminitrit do të vijojë me pjesëmarrjen në koncertin festiv në teatrin “Andon Zako Çajupi”, vizitën në Muzeun "Mësonjëtorja e parë shqipe" dhe më pas në konferencën jubilare në universitetin “Fan Noli”.