E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja e 4 të rinjve në Tiranë, arreston 2 të dyshuar

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 2 personave të dyshuar të plagosjes së katër të rinjve në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se janë arrestuar shtetasit Bilbil Kransiqi 36 vjeç dhe Gentian Luga të cilët akuzohet se mbrëmjen e djeshme kanë plagosur me armë 4 të rinj, 2 prej të cilët në gjendje të rëndë shëndetësore.
 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një bilardo në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet ku të plagosur kanë mbetur Ardit Buxheli 18 vjeç, Oltjon Shehu e Erald Bani të dy nga 25 vjeç si dhe Eldi Skodrinaj 25 vjeç ku këta të fundit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një lojë bilardoje, konflikt i cili degjeneroi deri në përdorimin e armëve nga dy të arrestuarit. Policia thekson se në fillim dy të arrestuarit janë konfliktuar me djalin e pronarit të bilardos, shtetasin Erald Bani dhe më pas ata janë larguar duke i kthyer sërish dhe duk qëlluar me armë ndaj 4 të rinjve. Gjithashtu policia ka gjetur në vendngjarje edhe armën e krimit si dhe disa gëzhoja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›