E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet kusheriri i pare i Leka Zogut Ju tregoj momentet e vecanta te jetes se tij

Ceremonia mortore Skender Zogu Do e varrosim me uniforme ushtarake

Skender Zogu djali i xhaxhait te Princit Leka dhe nje prej njerezve me te afert ne jeten e tij beri te ditur dje disa prej momenteve kyce te jetes se pretendentit te Fronit Shqiptar Leka Zogu I. Ne nje interviste gjate emisionit te Pasdites ne Top Channel ai tregoi kontaktet e para me Leka Zogun ku theksoi se fjala e ketij te fundit kishte nje rendesi te vecante ne trupat diplomatike sidomos ne SHBA. E kam njohur per here te pare 8 vjec. Ne 7 prill 1939 une isha 6 vjec dhe ne ate moshe me babain tone u nisem ne Stamboll nga Shkupi. U takuam me Mbretin Ahmet dhe familjen e tij ne Stamboll. Princi Leka ishte 1-2 muajsh. Me pas u ritakuam ne vitin 1947 ne Aleksandri ne Egjipt. Ne ate moshe ai e edukonte dhe thoshte Mos harroni atdheun mbi te gjitha. Shqiptarizmin mos e humbni detyra me ndihmuar shqiptaret eshte detyra me e larte. Ne France u zhvendosem me pas dhe atje ai beri studimet. Ne vitin 1961 kur vdiq Ahmet Zogu ne 9 prill organizova ceremonine funerale. Me mijera shqiptare erdhen per varrimin e mbretit. Atehere Leka mori trashegimine detyren per ti sherbyer kombit gjate jetes ai ka patur influence ne ambasada ne SHBA ku kaloi nje memorandum ne Senat per clirimin e Kosoves nga Serbia. Kjo ceshtje luajti kunder tij sepse perendimi nuk e donte Kosoven me Shqiperine. deklaroi ai. Me tej duke folur per marredheniet e tij me Leka Zogun Skenderi pohoi se biseda e fundit qe kishte bere me te kishte qene vetem nje muaj me pare ku sipas tij pretendenti per fronin mbreteror ishte shfaqur i lodhur. Heren e fundit qe fola dhe e takova ishte nje muaj e nje jave me pare kur erdhen per nje vizite. Ishte i lodhur. Kishte nje hall biseduam gjate gjithe kohes per rikthimin e eshtrave te Mbretit Zog dhe familjes se tij. Ne 2012-n me rastin e 100-vjetorit do te kthehen eshtrat e Mbretit Zog princeshave babes dhe familjes mbreterore. Ky eshte nje vendim jashtezakonisht i lumtur per te gjithe ne dhe kombin shqiptar. Madje edhe eshtrat e patrioteve te tjere si Abaz Kupi e shume me shume duhet te rikthehen - nenvizoi ai. Po ashtu ne prononcimin e tij Skender Zogu djali i xhaxhait te Princit Leka beri te ditur detajet e funeralit shteteror. Do te vijne disa kusherinj te afert. Nga Turqia do te vije Ergun Zogu nipi i Zija Pashe Zogollit vellai i Xhemal Pashe Zogollit babai i Ahmetit dhe i timit Xhelal Beut. Nga Franca ka ardhur Zonja Silvian Myzelje e njohur si tezja e shqiptareve e cila ka derguar shume ndihma humanitare ne te shkuaren. Motra e Geraldines nga Marseja vjen me djalin e saj Renone i cili eshte deputet ne France me partine e Presidentit Sarkozi. Vijne kusherinj nga Amerika vjen Sermet Agolli Dushishti nipi i Mbretit Zog. Jane derguar ftesa tek mbreteria e Belgjikes me te cilen ka patur marredhenie te ngushta. Eumlshte ftuar monarku i Jordanise i Arabise Saudite dhe i Spanjes. Do te jete nje ceremoni e zakonshme si u be per nenen Geraldine dhe Suzanen. Do te vihet ne arkivol me uniforme ushtarake. Pas ceremonise ne parlament do te shkoje ne varreza ne Sharre ku ka vendin e tij prane nenes dhe Suzanes. Do te mbahen edhe lutje fetare sipas zakoneve tona myslimane. Duke trajtuar problemin e ndarjes se trashegimise se pronave mbreterore Skender Zogu u shpreh Nuk kemi marre pasuri te madhe. Leka ka marre pallatin e hallave motrave te mbretit Zog dhe vilen e Durresit ia kane dhene por eshte e shkaterruar nga brenda. Prona te tjera skane marre. Xhelal Beu babai im ska marre asnje prone. Kemi shume prona ne Mat dhe deshira eshte tia japim tokat fshatareve sepse jeta jone ka kaluar. Mbreterit e tjere te Ballkanit i kane marre direkt por ne Shqiperi ka patur shume probleme me kete ceshtje. Ne fund Skender Zogu njeri prej njerezve me te afert te Leka Zogut I e cilesoi vdekjen e ketij te fundit si nje humbje te madhe per kombin shqiptar. Leka i dedikoi jeten Shqiperise clirimit te atdheut dhe trojeve tona ne Kosove dhe Cameri. Ka vuajtur tere jeten per kete kauze. E kemi perkrahur me sa kemi mundur nga jashte. Do te na mungoje per kurajen per frymezimin qe na jepte. Ne kete drejtim ai na ka lene te gjitheve jetim. Per fat te mire largohet nga kjo jete me nje pasardhes pasi Leka II do te vazhdoje veprimtarine e babait - perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›