E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, tre në pranga për kanosje me armë

Në qytetin e Pogradecit janë arrestuar tre persona për veprën penale Kanosje serioze dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake, në bashkëpunim. Të akuzuarit janë Bashkim Myrtezai 27 vjeç, Arben Zerellari 42 vjeç, Marjus Zerellari 20 vjeç, të tre banues në fshatin Çerrave-Pogradec.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është bërë pasi paraditen e sotme janë denoncuar nga shtetasi me iniciale M. M 55 vjeç banues në fshatin Bucimas- Pogradec, i cili deklaron shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, gjatë dy javëve e kanë kërcënuar seriozisht për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat të akuzuarve është bërë e mundur të gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automatik dhe një sasi prej 1300 fishekësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›