E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Linjat e korrupsonit ne qeveri dhe plani Berisha per te marre PS-ne

TIRANE- Dritan Prifti ka rrefyer dje te verteten e videos me Ilir Meten presionet e ushtruara ndaj tij per afera korruptive miqesine e Metes me persona te denuar nga drejtesia dhe menyren se si ata mbajne peng edhe Sali Berishen. Meta ka dhjetera biznese ne emer te personave te tjere. Ja faktet...


Dritan Prifti ka shpjeguar dje per here te pare detajet e video-skandalit qe ka tronditur qeverine dhe ka treguar se si funksionojne linjat e korrupsionit ne qeverine Berisha. Nga studio e emisionit Top Story te Sokol Balles Prifti ka deklaruar se ajo qe eshte pare ne video eshte shume pak ne krahasim me ate qe Ilir Meta ka bere gjate kesaj kohe. Ish-ministri deklaroi se ka marre kercenime mafioze kundrejt jetes se familjes se tij dhe se Ilir Meta bashke me Sali Berishen dhe Lulzim Bashen kane nje skenar ogurzi per Shqiperine.


Ata kane planifikuar qe te blejne vota dhe te largojne Edi Ramen nga bashkia. Me pas serish duke blere vota dhe me ndihmen e Fatos Nanos ti marrin PS-ne Edi Rames. Imagjinoni Shqiperine me nje lider te tille te opozites me kete lider te mazhorances e me president Fatos Nanon. Ilir Meta ka folur per kete skenarin jo vetem me mua por edhe ne biseda me persona nga vete Partia Socialiste per marrjen e kesaj partie - tha dje Dritan Prifti.

Zoti Prifti faleminderit qe pranuat te ishit sot ne studio. Faleminderit per ftesen nuk mund te mungoje.


Ju sot keni qene ne prokurori. Mund te na thoni dicka me teper...
Mora nje njoftim nga Prokuroria e Tiranes ku me kerkohej te paraqitesha ne cilesine e deshmitarit. Shpreha gatishmerine time qe te shkoja dhe te tregoja cdo gje qe une di rreth asaj ngjarje. Kam depozituar ne prokurori proven kryesore videon e shkarkuar nga origjinali dhe per 3-4 ore iu kam dhene pergjigje prokuroreve per pjese te ndryshme te kesaj video si edhe marredhenien time me Ilir Meten dhe persona te tjere qe permenden ne kete bisede.

Me zotin Tom Doshi cfare lidhje keni...
Iliri e ka rregull kjo eshte nje nga karakteristikat kryesore te nje njeriu mafioz qe mbrohet duke goditur. Une me zotin Doshi jam takuar 3-4 here ma ka prezantuar Ilir Meta. Kam marredhenie shoqerore. Ilir Meta me akuzoi perpara disa kohesh se kisha lidhje me Tan Leprin. Tan Leprin ma ka prezantuar Ilir Meta se ai ishte shoferi i gruas se tij. Kam marre nje mesazh nga nje diplomat i huaj gjera rreqethese. Meta mendon se duke sulmuar Edi Ramen opinioni publik do te coje mendjen tek keto gjerat e tjera per te mbuluar pislleqet e veta.


Tomes Meta i ka privatizuar ne vitet 2000-2001 Profarma-n i cili me pas i ka shitur dhe eshte bere me para. Tome Doshi i eshte gjendur Metes ne dite te veshtira kur nuk ishte kryeminister kur u zgjodh kur u shkarkua dhe kur u rizgjodh kryeminister.

fare doni te thoni
Kohe kur Ilir Meta ka pasur probleme te medha kur iku nga kryeministri ne vitin 2000 ne 2002-in dhe Tome Doshi i ka qendruar prane. Nje mik i Ilir Metes i ka telefonuar Tome Doshit Bekim Haliaj i thote qe jam me Ilir Meten dhe hajde te pime kafe. Ai i tha se nuk ka kohe. Tani sot Meta e shan.

Ju i keni bere presion
Absolutisht nuk e kam cuar ndermend ti bej presion. Por ka qene detyra ime te dokumentoj presionet mafioze qe me ka bere Ilir Meta mua per nje vit rresht. Qe kur mora detyren ai me ka bere nje presion te jashtezakonshem duke thene kete tender ketij kete tender atij. Dhe une e kam pasur per detyre te tregoj se me cfare mafiozi kam pasur te bej. Une do te dokumentoj ato qe kane ndodhur.

Pranoni autoresine e videos
Videon e kam regjistruar une per te dokumentuar se kush eshte ky lloj burri. Shqiptaret e njohin permes deklarates qe pame sot. Ai burri eshte njeriu me i korruptuar ne token shqiptare. Ka 10-12 vjet qe vjedh akuzon kercenon dhe mashtron. Deri tani ia ka hedhur.


Pse i keni qendruar prane
Te gjithe keto qe them sot i kam te dokumentuar gjate ketij viti te fundit. Nuk eshte se nuk kam pasur Ilir Meta ne vitin 2000. Ai ka nje vit qe mashtron dhe ia ka hedhur. Une i kam qendruar prane pasi keto qe tregova sot i kam regjistruar gjate vitit te fundit. Videon e kam regjistruar une. Une isha drejtor i KESH-it. 10 dite u largova ne Amerike dhe Meta mori ne telefon nendrejtorin dhe bleu 10 milione dollare energji. U ktheva dhe e luftova kete. Nderkohe ne vitin 2001 Meta me ka thirrur ne zyre dhe me ka thene Me duhet te blej disa anetare te KPD-se tek PS me gjej 500 mije marka. Gjeji ku te duash.

Pse nuk e denoncove ate dite kur ndodhi ky bashkebisedim
Kam tentuar disa here qe te gjej rrugen per ta bere publike ate video. Edhe gjate kohes qe isha minister. Pasi kjo gje ndodhi kam njoftuar kryeministrin. Une me kryeministrin kam pasur nje marredhenie qe flisja cdo jave i komunikoja cfare ndodhte ai eshte ne dijeni te gjithckaje. Me vjen mire qe e ka pranuar se une ia kam dhene kete video.

Keni nje koment per kryeministrin Berisha
Nuk e kam me. Pas ketij deklarimi te kryeministrit me vjen keq ai duhet te kete marredhenie me shume me Ilir Meten se sa mendoj une. Ai duhet te jete i lidhur ne menyre te semure me Ilir Meten jo per gjera te mira. Ai me rastin e Ylli Pangos e shkarkoi per 4 minuta ndersa per kete deklarate duhet te jete shume ne hall per ate qe duhet te beje me Ilir Meten. Zoti Berisha duhet te flase perpara drejtesise. Nuk e prisja qe ai te merrte ane. Ai tha se video eshte e trukuar. Me kete ai i tha drejtesise qe kjo eshte e trukuar ia diktoi. Me vjen mire qe e pranoi.

Kur ia keni ofruar


Ne kohen e duhur kur ai kishte mundesi ta shikonte dhe te reagonte per ate video. Me ate qe ka bere sot ka rene miti i kryeministrit si njeri i paster. Deri dje ai ka dale perpara shqiptareve si nje njeri i paster por une tashme e them me shume keqardhje po filloj te kujtoj dhe episode te tjera te marredhenieve tona te cilat po filloj te dyshoj. E kam informuar per kontrabanden e naftes Virgin nuk beri asnje reagim.

Pasi une bera deklaraten publike ai nuk reagoi perseri e la zotin Kulici te rrije atje ne punen qe ben. Kryeministri merr ne mbrojtje Ilir Meten vetem per interes te zgjedhjeve te ardhshme elektorale se mund ti jepet shansi qe ti afrohet ndopak Edi Rames.


Kur isha minister jam mbytur me ankesa per ministrin Genc Ruli. Kontrolli i brendshem i Ministrise aty ka gjetur gjera te tmerrshme. Ia cova kryeministrit deri me sot nuk kam degjuar asnje fjale nga kryeministri per ate raport.


Nese Genc Ruli kishte dhene rreth 80 koncesione gjate kater viteve vetem gjate muajve te veres dha 40 ne mungese te Parlamentit vetem pak muaj perpara zgjedhjeve.

Jane disa prej atyre qe ka denoncuar opozita


Jane disa por ka gjera qe nuk jane degjuar. Le ta kerkoje opozita. Edhe mund ta kerkoj por une ia dhashe kryeministrit. Pra jam shume i zhgenjyer prej tij.


Ju thate qe mund te publikoni gjera te tjera. Per here te pare Brukseli kercenoi nese kjo video eshte e vertete do te shikoje marredheniet me Shqiperine. Ju garantoni se kjo video nuk eshte e manipuluar


E kam bere me ndergjegje te plote ia kam dorezuar emisionit Fiks Fare dhe prokurorise te paprekur.


Ju thoni se zoti Meta ka vjedhur


Une ia kam thene zotit Meta edhe ate dite kur me dergoi me sms qe tek vendi jot do te vi une. Une i thashe qe po me shkarkon se do te vjedhesh. Nuk kam dyshim se ai ka shkuar atje vetem per te vjedhur.

Tek ky koncesion qe permendet zoti Meta nuk e ka bere...
Ai nuk e ka bere sepse kete bisede ia kam regjistruar. Kete regjistrim per tia dhene vellezerve Kola une ia kam thene


fare thuhet ne video per te


shte shume e qarte si kristali qe kete koncesion duhet ta bej sot. Aty nuk ka asnje lloj shkeputje. Aty dukej insistimi dhe presioni mbaroje sot Po sikur te shkoje ne Gjykate te Larte shte pune e mbaruar se e mbyll une me Shpresen se ia kam cuar vajzen ne ambasade. Me vjen keq qe ka dale emri i zonjes se nderuar. Por eshte e vertete qe vajza e saj ka shkuar ne Vjene e ka cuar Ilir Meta.


shte e vertete qe do ta mbyllte Ilir Meta. Tani cfare prove duhet E filloi me nje kerkese per punesim me nje qe eshte oficer police sot qe ka qene shef i madh ne Albpetrol kur ka qene Meta kryeminister ne 2001-en. Iku nga puna dhe i ka 800-900 milione leke borxh Albpetrolit.


Si ta merrja kete une dhe ta beje drejtor per inspektoratin e naftes per Tiranen Durresin etj. Ai njeri eshte i punesuar sot ne Policine e Shtetit me ate historik problematike une ta beja inspektor. Prandaj Ilir Meta erdhi ne zyre dhe me kerkoi llogari. Episodi tjeter eshte per te anuluar nje tender ne Albpetrol.


Si mund te anulohet


Nese je ne nje post politik nuk ka rendesi asgje une te jap urdher zbatoje. Une dua femijet e mi perpara se cdo gje tjeter. Une nuk mund te nderhyrja ne nje tender te Albpetrol se punetoret kishin ngelur pa rroga. Si ta anuloja Une mezi po prisja qe ta blinte ate nafte dhe te merrnin rrogat punonjesit.


Per keto qejf mbetje per keto urdhra te jashteligjshem erdhi ajo qe erdhi me mbrapa qe une u largova. Tani qe po flasim gjysma e Fierit eshte pa drita gjysma e Jugut eshte pa drita. Ishalla nuk ka gisht Ilir Meta qe te mos shohin njerezit emisionin.

Rezistenca juaj duket e paket ndaj zotit Meta. A ndiheni bashkefajtor A do te jeni i gatshem te lini imunitetin


Imunitetin e le ne cdo sekonde qe do ta kerkoje cdo organ i ligjit ne Shqiperi. Qendrimi im i bute kishte te bente me faktin qe une doja ta lija te fliste. E verteta eshte se asnje nga kerkesat e tij per favorizime te jashteligjshme nuk e kam zbatuar. Jo vetem keto qe jane permendur ne kete video nuk i kam zbatuar.


Une punoj per ato kater femije qe kam ne shtepi nuk punoj as per Ilir Meten dhe as per nje tjeter. Nuk ndjej asnje lloj faji me vjen mire qe Ilir Meta me mirekuptoi dhe zbrazi barkun.

Zoti Meta e referoi shifren 700 si nje dem shkaktuar...
Ilir Meta mund te sajoje justifikime per eurot qe u afruan apo 7 te dyja me ofroheshin mua. Se sa ishte pjesa e tij.


Por pjesa e tij ishte 20 e kishte vene ne emrin e Fatmir Merkaj ose te firmes se tij. shte nje person i mire por ashtu e ka pare ai per te ndertuar jeten. Me duket se ka qene shofer i Ilir Metes. Tani merret me ndertime. Pra Ilir Meta kishte pjesen e vet tek kjo.

Jane akuza shume te renda...
Te ikin te marrin regjistrimin e kompanise ne QKR dhe te shikojne nese eshte kjo qe them une.

Prokuroria beri nje deklarim mbi hetimin qe ka bere mbi disa koncesione. Mendoni qe ky fakt qe keni nxjerre do te hetohet per nje koncesion qe nuk eshte dhene


Ky i eshte dhene nje bashkimi tjeter kompanise kompanise Kurum dhe kompanise Doko nga Elbasani. Ajo eshte bere pasi une kam ikur. Ilir Meta me ka bere mua presion dhe me ka bere mua oferte te paligjshme per tia dhene vellezerve Tola.

Ju permendet emrin e nje biznesit por thoni se ai eshte djale i mire. Akuzoni se 20 i tij eshte i Ilir Metes. Ju thoni se ka nje shtrese biznesmenesh qe kerkojne ndere te paligjshme


Ju jetoni ne te njejtin realitet qe jetoj une. Disa perfitojne ne kurriz te tjereve ne menyre te padrejte. Favorizime ka ne realitetin shqiptar ne menyre te rendomte. do shqiptar po te pyesesh do te jape raste te tilla.

Ne nje moment degjohet dhe prokuroria. Biseda eshte e marsit 2010. Me duket sikur degjoj emrin Belegu dhe nje here Stojku. Keni deponuar per kete pjese te bisedes
Ne prokurori kam diskutuar per pjesen e zbardhur nga emisionin Fiks Fare. Permendja e kryeministrit ka qene kur ne mendonim te zevendesonim drejtorin e KESH-it. Me kerkoi te emeroja ate qe eshte sot.


Kontekstin e prokurorise nuk e mbaj mend plotesisht mund te kete qene per Belegun. Behej fjale per te tjere. Mund te kete qene Belegu ku Meta me thoshte ki kujdes se prokuroria mund te veproje. Mund te ishte per Belegun. Meta ma ka permendur disa here me ka kerkuar ta largoja nga detyra.


Sot Nikolle Lesi nje nga aleatet e koalicionit qeverises ka deklaruar se do te deklaroje tre emrat e ministrave qe jane te korruptuar... Keni ju dijeni


Une mund te kem dy te sigurt Ilir Meta dhe Genc Ruli. Per te tretin nuk deshiroj te abuzoj me asnje nga ish-koleget e mi.


Si do te mendoni se duhet te ishte reagimi i mazhorances nese vertetohet autenticiteti i kasetes


Kjo eshte nje gje per 3-4 dite mund te verifikohet. Nese nuk ka eksperte prokuroria mund te merren te huaj. shte detyra e prokurorise qe te mos e lejoje opinionin kaq te varur duhet te jape nje deklarate.

Nese thote se faktet konfirmohen ne versionin origjinal e gjithe qeveria duhet te jape doreheqjen dhe te kete guximin qe Berisha te kerkoje nje mazhorance te re. Per Shqiperine do te ishte me mire qe te shkonim ne zgjedhje te parakohshme.


Ju besoni se Ilir Meta nuk thote te verteten


Nuk eshte ceshtja se cfare besoj une por cfare kane pare syte e mi dhe cfare kane degjuar veshet e mi dhe te gjithe shqiptareve. Ai tani tregon perralla. Une mora vesh qe e kane fituar Apelin dhe ma thote ai ma tha edhe personi ne telefon. I thashe qe ma dergo ne protokoll sic ben zyrtari i shtetit.


Zoti Prifti keni pasur kercenime te reja


Kam pasur 2-3 mesazhe pas dhenies se video kryesisht sharje ofendime jo kercenime te drejtperdrejta. Ky mafiozi mua me duket kaq komik se e njoh kush eshte ai perpiqet te hiqet si nje njeri tjeter dhe vazhdon perdite e kercenon. Edhe muajt e fundit nga celulari i tij me kane ardhur disa mesazhe qe mos i turpero ato femijet e tu. Sic vepron mafia.


Ky ka 3 muaj qe kur ka shkuar atje ka kthyer permbys te gjithe ministrine ku kam hedhur firme une. Kane ardhur dy police ne administrate aty kane thirrur te gjithe administraten dhe i kane pyetur mbi mua. Disa na kane ardhur dhe na kane thene qe na thirren. Atyre i kerkojne qe te shpifin per mua. Kane instaluara kamera te fshehta ne zyra dhe i bejne terror.

Keni besim se do te dali ndonje gje ne lidhje me ju


Dy here e kam bere kontrollin une. Per pasurine me jane bere akuzat perpara se te isha minister. Pasuria ska pasur lidhje me detyren. Ky pretendon se nje dite do te vije nje dite qe do te behen hetimet dhe do te dale e verteta ky burri bashke me Lulezim Bashen dhe Sali Berishen kane bere plan qe me cdo menyre ti marrin Bashkine Edin Rames prandaj rrine mengjes-dreke-darke bashke.


Ta them une skenarin. Pastaj Ilir Meta me disa njerez qe jane brenda PS dhe disa qe jane jashte do te ndermarre nje fushate te tmerrshme qe te behet kryetar i opozites.


Do ti sulet Edi Rames per te marre kryetarin e Parise Socialiste. Imagjino se cfare skenari ogurzi eshte ky per Shqiperine qe keta njerez te kene mazhorancen dhe opoziten punet i bejne vete. Nese kjo do te ndodhe une nuk do te jem ne ate kohe ne Shqiperi. Ky eshte skenar i pafalshem.


Ju keni bere disa deklarata dhe me pas i keni cilesuar si emocionale. Mos jane edhe keto emocionale


Une kam thene qe jane emocionale por jo te paverteta.

fare skenari behet fjale


Behet fjale per nje skenar qe te marre Meta PS-ne. Une kam informacione. Edhe ne takimin qe ka qene Meta-Nano kjo ka qene teme se si njeri do te kthehej ne krye te PS-se dhe njeri president. Fiksimi i Ilir Metes partia e vet tani ka 1-2 fiksimi i tij eshte qe Edi Rama ta humbe Bashkine e Tiranes me cdo kusht qe ta heqe dhe te marre kreun.


Ai eshte mesuar duke i blere votat. Ne 2001-in me ka kerkuar mua 500 mije marka per te blere votat. Nuk eshte shfaqur ndonjehere ne publik sic eshte shfaqur ketu. Mua nuk me intereson nese e denojne apo jo vetem efekti qe ka bere tek njerezit qe kane pare fytyren reale te Ilir Metes mua me mjafton.


Jo vetem mua por kete skenar e diskuton me lloj-lloj njerezish. Sot ka disa njerez brenda ne grupin e PS-se qe e diskuton kete gje.


Kush jane keta njerez Per transparence...
Une nuk mund te them emra tani. Ata qe duan te dine i dine se kush jane keta njerez.


Lidhur me videon ju keni permendur nje emer Bekim Halilaj. Ky person me ka derguar nje sms ku me thote Ju lutem bejini nje pyetje zotit Prifti.


Kur eshte bere ankandi i pare dhe cfare marredheniesh kam une me te a me ka ftuar ne shtepi...
Bekimi ka qene dje me Ilir Meten i kane kerkuar Tom Doshit te pine nje kafe. Nuk e mohoj qe nuk eshte mik me Tom Doshin.


Nuk e mbaj mend ta kem ftuar ndonjehere ne shtepi. Per mendimin tim nuk ka ndonje rendesi. Ai eshte mik i Ilir Metes. Fakti qe donte tia jepte atij eshte lehtesisht i verifikueshem. Nuk e ka pasur garancine per ta marre. Komisioni e ka skualifikuar.


Nje tjeter mesazh me thote A ka zoti Prifti ndonje hobi si gjuetia apo peshkimi dhe nese ka mos te shkoni ne gjueti. Keni frike mbi sigurine tuaj


Disa aludojne per ish-mikun tim Kosta Trebicka qe u vra kur shkoi ne gjueti.


Zoti Prifti po thoni qe u vra


U vra a e vrane a u vra vete fakti eshte qe ai u vra. Jam i frikesuar per familjen time nuk kam frike per vdekjen time. Por jam i frikesuar per familjen time dhe brenga e vetme qe kam nga gjithe kjo histori eshte se atyre iu kam sjelle rrezikun e jetes. Une po perpiqem qe ti mbroj.


Ilir Meta eshte nje njeri jashte mase i rrezikshem. Mjafton te marresh videot. Mjafton te marresh cfare hyn dhe cfare del ne zyren e tij ne nje jave. Njerezit qe hyjne dhe dalin ne zyren e tij i kane bere 100 vite burg. Ai eshte nje njeri i cili shoqerohet me keta njerez. Jam i shqetesuar per sigurine por si dihet asnjehere.


Do te jeni i gatshem te perballeni me Ilir Meten


Ne sekonden qe ai do te pranoje une do ta pranoja.

Do te kisha kenaqesine te perballesha edhe brenda LSI por u be e pamundur te qendroja. Ilir Meta eshte nje person me intelekt mesatar. Ai ka mbaruar shkollen dhe ska bere nje dite pune. Direkt ne politike dhe e ka pasur te lehte. Per sa i perket nivelit te intelektit ne cdolloj konkursi cfaredo lloj gjeje une jam i gatshem te dale perballe tij.

A ka video te tjera


Faktet dhe abuzimet jane pafund te kohes kur une isha minister dhe te kohes qe Ilir Meta eshte minister. Ilir Meta ka marre ne punen nje njeri qe quhet Astrit Banushi. Ai rrinte prapa deres sime se duhej ti firmosja nje pagese prej 200 milione lekesh per nje gje qe nuk e meritonte. 3-4 muaj prapa deres sime nuk ia firmosja.


Pasi u be minister Ilir Meta ia firmosi dhe i mori leket nga buxheti i shtetit. Javen e fundit kompania CEZ beri nje mbledhje bordi. Ilir Meta ka shkuar ne eki per ti kerkuar CEZ qe ti jepej nje mikut te vet nje kontrate. Ai eshte Kastriot Ismailaj. Donte qe ti jepte kontrate per ti mbledhur borxhet e vjetra per te mbledhur 200 milione euro. Nese do te mblidheshin do te merrte 50.


Procesi i privatizimit te Albpetrolit eshte i bllokuar komplet ai nuk firmos asnje. Ka tre muaj qe nuk ka derguar ne Ministrine e Financave asnje dosje per privatizim te ri. Ai nuk do ta privatizoj Albetrol. Meqe me pyete per videon. Kur jam pergjigjur heren e pare te thashe qe nuk ka video. Doja te thosha qe nuk ishte koha per ti nxjerre. shte shpejt dita tjeter jo jave te tjera por me shpejt. Kam dokumente te tjera sigurisht.

Video-skandali


Tre dite me pare eshte publikuar video-skandali i korrupsionit te zhvilluar ne zyren e Dritan Priftit ne ate kohe minister i Ekonomise. Ne video shfaqet Ilir Meta i cili hyn ne zyre me nje bllok ne dore ku mban te shenuar te gjitha llogarite qe duhet te kerkoje nga Prifti. Biseda eshte e tensionuar. Duket qe marredheniet mes dy zyrtareve te LSI jane te acaruara. Meta i kerkon ne fillim te bisedes zgjidhjen e nje ceshtje per llogari te nje personi qe quhet Tur Hajdari.


Pjesa me kulminante eshte kur Meta kerkon anulimin e nje tenderi dhe me pas dhenien e nje koncesioni. Ai thote qe e zgjidh ceshtjen e koncesionit me kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj.


Ne forme urdhri ai i kerkon Priftit ta mbaroje punen e koncesionit te Hidrocentralit brenda dites edhe pse nuk jane letrat ne rregull. Ne bisede shfaqet edhe emri i Doktorit i cili i ka dhene garanci Metes qe do mbylle ceshtjen brenda javes.

LSI


Menjehere pas publikimit te videos ka reaguar Levizja Socialiste per Integrim e cila e ka konsideruar video-skandalin si nje shfaqje te neveritshme realizuar permes nje montazhi te peshtire ku ne rolin e nje cimke te komanduar nga Edi Rama perpelitet ne grahmat e fundit i detyruar ta hedhe vallen sipas vijesjelljes se klaneve kriminale dhe korruptive qe me largimin e tij nga qeveria humben instrumentin per realizimin e interesave te tyre kriminale.


Per Levizjen Socialiste per Integrim shfaqje te tilla - pjelle e krimit te organizuar nuk perbejne asnje shqetesim. Perkundrazi lufta pa kompromis e deri ne qelizen e fundit ndaj krimit te organizuar dhe veprimtarise mafioze e korruptive mbetet nje konstante e pandryshueshme nje prioritet gjithnje i pazevendesueshem nga i cili nuk mund te na largojne makinacionet dhe montazhet e nje cimke te skaduar.


Komisioni Europian


Nje dite pas publikimit te video-skandalit Meta-Prifti Komisioni Europian ka kerkuar marrjen e te gjitha masave nga drejtesia shqiptare per te hetuar materialin. Zedhenesja e Komisionit Europian per Zgjerimin Natasha Butler ka folur nga Brukseli per kete ceshtje duke iu kujtuar autoriteteve shqiptare se duhet te tregojne pergjegjshmeri ne kete rast pasi lufta kunder korrupsionit eshte nje nga 12 kerkesat e Komisionit Europian per Shqiperine.


Ne sapo jemi informuar per keto zhvillime te fundit ne Shqiperi e nuk mund te komentojme ne menyre specifike. Sic e dini ekziston nje sistem ligjor ne Shqiperi dhe ky sistem ligjor duhet te zbatohet dhe per kete rast. Nese ky rast do te konfirmohet i takon se pari prokurorise qe te ndjeke bazuar ne informacionet e dhena dhe te ndermarre hetimet qe i vlereson relevante - deklaroi Butler

Edi Rama


Nje dite pas publikimit te videos kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se u pa nga te gjithe me ze e me figure nje nder episodet e panumerta qe ndodhin prej kohesh nen catine e qeverise se krijuar me vota te vjedhura per te vjedhur Shqiperine.


Ndersa ndje u pane e u degjuan te dy bashke kryeministri dhe zevendesi i tij kusari i zgjedhjeve te 28 qershorit dhe matrapazi i votave opozitare tu tregonin shqiptareve se jo vetem kane vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine po me fuqine e shtetit te kapur e te parase se piste duan te vazhdojne te vjedhin votat e te plackitin gjithcka madje duke u tallur me nje popull te tere - vleresoi Rama.


Kryetari i Partise Socialiste e cilesoi ngjarjen si episodin me te turpshem qe ka tronditur vendin dhe eshte thjesht nje prove me shume ne malin e provave fakteve e grupfakteve te dokumentuara te keqqeverisjes se Saliut e Metes.

Ilir Meta


Ilir Meta reagoi nje dite pas videos duke pretenduar se ajo qe ishte e filmuar ishte e vertete por se zeri i tij ishte degjuar gabim.


Me pretendimin se nuk i jane lexuar mire buzet Meta ka thene se nuk eshte permendur ne asnje rast shifra 7. Per shifren 700 qe aludohet te jete 700 mije euro Meta eshte shprehur se nuk e mban mend se cfare eshte. Ai ka pohuar se ka hequr dore vullnetarisht nga mandati ne menyre qe prokuroria ta hetoje. Besoj se veprimet e mia jane te kristalta. Per doreheqjen time une do ta jap doreheqjen.


E kam premtuar. Por ne 28 qershor te 2013. Une nuk e di se cfare eshte ajo 700 sepse une nuk mund te mbaj pergjegjesi per interpretimin qe i behet buzeve te mia dhe as per perkthimin nga shqipja ne shqip dhe per gjithcka qe pretendohet nga organizatoret nga retusheret e kesaj kasete te peshtire. Une kam kerkuar kerkova prape dhe do te kerkoj gjithmone qe te hetohet nga prokuroria - tha Meta.

Dritan Prifti


Pas Metes ishte radha e Priftit qe te jepte shpjegimin e tij per video-skandalin. Dua te konfirmoj si deshmitar i ngjarjes se videoja eshte e sakte dhe permban thenie origjinale te Ilir Metes ne biseden me mua. Urdhri per anulimin e tenderit ne Albpetrol ne menyre qe tenderin tjeter ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj eshte i qarte si kristali me figure dhe me ze.


Urdhri kercenues per te dhene nje koncesion hidrocentrali bashkimit te firmave te udhehequr nga vellezerit Tola dhe pasuar nga miku tij Agim Rrapaj dhe ortaku i tij Fatmir Merkaj jane te kristalte ne figure dhe ne ze. Ai me figure dhe ze kristali telefonon Agim Rrapajn nga telefoni i tij dhe ma nxjerr mua ne telefon. Ai ofron 7 si shperblim. i ofrova atij Berishes kopje te videos dhe ai nuk pranoi ta merrte dhe ta shihte. Shume njerez e kane ditur brendine e videos por deri dje nuk e kishin pare - tha Prifti.


Prokuroria


Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per video-skandalin e publikuar tre dite me pare ku zv.kryeministri Ilir Meta implikohet ne afera korruptive. Prokuroria e kryeqytetit me iniciativen e saj pas publikimit te videos ku shfaqen dy deputetet Ilir Meta dhe Dritan Prifti te filmuar ne zyren e ketij te fundit ku dhe diskutohet per disa dyshime kriminale ka nisur verifikimin.


Fillimisht do te kryet verifikimi i faktit kriminal qe ekzistojne apo jo elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv dhe aktiv te funksionareve te larte shteteror dhe asaj te shperdorimit te detyres dhe me pas do te procedohet si ne te gjitha rastet hetimore.


Ne rastin kur evidentohet pergjegjesia penale ne kete video dhe konstatohet se protagonist te ketij fakti kriminal jane deputete atehere dosja do te delegohet ne Prokurorine e Pergjithshme per te perpiluar kerkesen drejtuar Kuvendit per heqjen e imunitetit - tha prokurori.


Bamir Topi


Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka dhene mbeshtetje te plote kryeprokurores Ina Rama qe te beje detyren e saj pa u ndikuar nga politika. Tashme kjo eshte nje ceshtje e Institucionit te Prokurorise dhe patjeter inkurajoj Prokurorine jo thjesht ne sensin per te bere detyren e saj sepse ndonjehere eshte e panevojshme te thuhet qe inkurajoj Prokurorine duke qene se Prokuroria eshte nje Institucion qe ka nje ligj. Por e them kete per te bere transparence.


Pra inkurajoj Prokurorine te beje punen e saj te hetoje dhe te beje transparence hap pas hapi sepse ka mjaft ngjarje qe kane nje sensibilitet te larte publik me te drejte dhe keto ngjarje duhet patjeter te certifikohen hap pas hapi qofte ne sensin e pohimit te gjerave qofte ne sensin e kontestimit te gjerave.


Pra kemi nevoje te respektojme institucionet shtetin ligjor dhe vetem atehere do te shkojme ne parametrat e shtetit te se drejtes. Komentet politike pastaj nuk me takojne mua ti bej u takojne te tjereve- tha dje presidenti.

Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha eshte personi i fundit qe ka komentuar pare video-skandalin e zv.kryeministrit Ilir Meta. Teksa diten e pare Berisha u shfaq ne mbledhjen e qeverise duke folur per arrat geshtenjat dhe ullirin dje ai u shfaq duke vleresuar vartesin e tij Ilir Meta qe ka vendosur te heqe dore nga imuniteti.


Kryeministri ka sulmuar edhe kreun e PS-se Edi Rama duke i akuzuar se kane falsifikuar materialin dhe biseden. Ai shpjegoi se Dritan Prifti e ka informuar per videon perpara se ajo te transmetohej por ai vete nuk ka marre asnje mase. Madje Berisha ka marre edhe meriten per publikimin e videos Ajo video ka ardhur tek ju sepse kam dashur une.


shte e vertete qe Dritan Prifti me ka ofruar videon por i kam thene coje ku te duash eshte shume e vertete. Ju videon e moret sepse nuk e mora une. Po ta merrja une ju nuk e merrnit por kjo nuk mund te ndodhte sepse nuk eshte morali im. Ai eshte nje material i trukuar - tha dje Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›