E Diel, 1 Nëntor 2026

Civile te LSI arrestojne te riun policia arreston ate qe u kerkoi ndihme

Kane qene skandaloze rrethanat e situates se ndodhur sot ne mesdite perpara selise se LSI-se dhe po kaq skandaloz veprimet dhe reagimi i policise. Te rinjte qe kane protestuar perpara selise se kesaj partie jane arrestuar se pari nga persona civile qe kane dale nga zyrat e LSI-se. Keta civile te LSI-se. sic shihet ne video kane
arrestuar dhe kane marre brenda ambjenteve nje nga te rinjte dhe me pas e
kane rrahur ate.


Nje tjeter i ri ai qe shihet ne foton qendrore te ketij lajmi i mberthyer nga nje polic ka lajmeruar policine pas marrjes se shokut te tij nga civilet e LSI-se. Dhe
policia ka mberritur ne vendngjarje dhe... ka ndodhur cudia. Ka arrestuar... te riun
qe i telefonoi.


Protestat per video-skandalin e kryeministrit Ilir Meta kane pushtuar dje kryeqytetin duke arritur deri tek dera e selise se LSI-se. Nje grup te rinjsh protestuan
dhe sulmuan me veze seline e Levizjes Socialiste per Integrim ne shenje proteste ndaj kreut te kesaj force per pazaret per punesime ne administrate dhe favorizime ne tenderet per HEC-e.


Por protestuesit jane perballur me dhunen e ushtruar nga badigardet e LSI-se dhe me pas edhe me dhunen e ushtruar nga forcat e policise. Disa prej tyre jane marre forcerisht dhe jane shoqeruar per ne komisariatin e policise nr. 2. Per cudi personi qe eshte dhunuar eshte po ai njeri qe
ka telefonuar policine duke kerkuar ndihme.


Me veze ne dore te rinjte i jane afruar
godines dhe kane filluar te gjuajne nga jashte. Pas kesaj te rinjte kane tentuar qe te
largohen por ne keto momente tre persona kane dale nga lokali qe eshte ne godinen e
LSI-se dhe kane kapur nje prej protestuesve.


Duke e goditur ata e kane futur te riun
brenda ambienteve te lokalit ne katin e pare. Vetem pese minuta kaluan dhe prane
vendit te ngjarjes shkuan Sherbimet e parandalimit te Krimit te Komisariatit te
Policise Nr. 2 Tirane te cilet shoqeruan per ne ambientet e policise dy te rinj te tjere.
Ne ambientet e godines se LSI-se dallohen qarte goditjet nga vezet.


Madje vezet e
thyera mund ti gjeje jo vetem ne shkallet dhe xhamat e lokalit te katit te pare por
edhe brenda lokalit i cili frekuentohet nga militantet e kesaj force.


I menjehershem ka qene reagimi i Levizjes Socialiste per Integrim e cila theksoi se personat e shoqeruar ishin te armatosur. Sipas kryetares se LRI-se Erisa
Xhixho keta persona ushtruan dhune ndaj te rinjve te LSI-se.

Dua te denoncoj para
jush dhe te gjithe shqiptareve si nje deshmitare okulare nje akt rrugacerie qe ka
ndodhur sot ne zyrat e LSI-se te kryer nga nje grup individesh te identifikuar edhe nga
organet e rendit si keqberes dhe kontingjent kriminal - deklaroi Xhixho.


Levizja Mjaft reagoi pas kesaj ngjarjeje duke mohuar perfshirjen e anetareve te saj
ne konfliktin para LSI-se nderkohe drejtuesit e kesaj levizje kane depozituar nje kallezim
penal per kercenim nga anetari i LSI-seDorian Veliu.


Protestuesit e shoqeruar akuze per fyerje


TIRANE- Policia e Tiranes ka pranuar mesditen e djeshme se ka shoqeruar ne
komisariat personat qe kane protestuar perpara selise se Levizjes Socialiste per
Integrim.


Madje uniformat blu kane ngritur edhe nje lloj te ri akuze qe mund te perdoret
ne te gjitha llojet e protestave te ardhshme Akuza qe ka ngritur policia eshte kryerja e
veprimeve qe ulnin imazhin e LSI-se si dhe kryerja e veprimeve fyese ndaj ketij subjekti politik. Nderkaq dy nga te rinjte e shoqeruar nga policia jane marre ne ndjekje penale per akuzat e organizimit te protestave dhe tubime te paligjshme.


Sipas njoftimit te policise personat e mesiperm rreth ores 1300 te dites se
djeshme nje grup studentesh anetare te shoqates Mjaft kishin depozituar ne
Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane nje kerkese per te protestuar perpara Ministrise
se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.


Policia tha se protesta perpara godines se ketij institucioni ishte zhvilluar e qete dhe pa
probleme duke u larguar qe aty. Pasi kane tubuar e protestuar te qete
kane kaluar me pas ne rrugen Sami Frasheri prane Selise ku ndodhet subjekti
politik Partia Socialiste per Integrim e Shqiperise ku disa studente dhe anetare te
Shoqates Mjaft dhe Organizates se te Rinjve kane fyer dhe qelluar me veze ne lokalin e katit te I ku ndodhet dhe selia e ketij subjekti- tha policia ne deklarimin e saj se te rinjte kishin hedhur veze dhe kishin leshuar fyerje ne drejtim te godines.


Sherbimet e parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Nr.2 Tirane pasi kane konstatuar veprimet e paligjshme te ketyre shtetasve kane shoqeruar
ne ambientet e policise autoret e dyshuar te cilet jane E. Xhani 24 vjec me banim ne
Tirane si dhe Ermal Brahimllari 20 vjec me banim ne Tirane- thuhet ne deklaraten e
policise.


Nderkaq dy personat u shoqeruan jo nga uniformat e policise por prej dy personave me veshje civile. Ata me pas iu dorezuan punonjesve te patrullave te policise qe me pas i derguan ne drejtim te komisariatit nr.2. Bashke me dy te rinjte policia shoqeroi edhe disa persona te tjere.


Burime te policise se kryeqytetit thane se ne ambientet e komisariatit te policise nr.2 u shoqeruan se paku pese persona.


Dy te rinjte Xhani dhe Brahimllari mesohet se jane lene te lire dje pasdite rreth ores 1700 pas marrjes disaoreshe ne pyetje nga oficeret e hetimit te krimit te komisariatit te Policise nr.2 ne kryeqytet.


Topi Prokuroria te hetoje Ilir Meten

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka komentuar dje video-skandalin Dritan Prifti - Ilir Meta duke e cilesuar si nje ceshtje qe tashme duhet te hetohet nga Prokuroria. Topi i ka dhene mbeshtetje te plote kryeprokurores Ina Rama qe te beje detyren e saj pa u ndikuar nga politika. Nga ana tjeter ai i ka kerkuar kryeprokurores qe te jete transparente ne hetimin e kesaj ceshtjeje.


Zoti President cili eshte reagimi juaj per video-skandalin e zv.kryeministrit Ilir Meta Tashme kjo eshte nje ceshtje e Institucionit te Prokurorise dhe patjeter inkurajoj Prokurorine jo thjesht ne sensin per te bere detyren e saj sepse ndonjehere eshte e panevojshme te thuhet qe inkurajoj Prokurorine duke qene se Prokuroria eshte nje Institucion qe ka nje ligj. Por e them
kete per te bere transparence.

Pra inkurajoj Prokurorine te beje punen e saj te hetoje dhe te beje transparence hap pas hapi sepse ka mjaft ngjarje qe kane nje sensibilitet te larte publik me te drejte dhe keto ngjarje duhet patjeter te certifikohen hap pas hapi qofte ne sensin e pohimit te gjerave qofte ne sensin e kontestimit te gjerave.


Pra kemi nevoje te respektojme institucionet shtetin ligjor dhe vetem atehere do te shkojme ne parametrat e shtetit te se drejtes. Komentet politike pastaj nuk me takojne mua ti bej u takojne te tjereve. Ju inkurajoni prokurorine por zoti Meta eshte i mbrojtur nga imuniteti...


Edhe nje here edhe kjo ben pjese ne vleresimet politike. Une jam President i Republikes dhe i trajtoj ceshtjet me shume rigorozitet ne sensin ligjor dhe institucional.
Fakti qe kjo ceshtje eshte ne dore te Prokurorise pra le ta leme Prokurorine tepunoje por edhe te beje transparence transparence ne te gjithe procesin.


Zoti President nje tjeter ceshtje po shqeteson drejtesine shqiptare. Procesi Gerdeci eshte i bllokuar ne gjykate. Si mund te zgjidhet kjo ceshtje


Ka nje kontroll te fundit nga perfaqesues te inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe besoj qe pas dy-tre ditesh do te keni nje komunikim te drejtperdrejte per kete ceshtje nga perfaqesuesi i KLD-se pra do te keni nje informacion te plote ligjor
lidhur me kontrollin me situaten.


Sigurisht qe ceshtjet qe kane te bejne me ngjarje sikurse eshte ceshtja e Gerdecit patjeter qe kane edhe nje ndjeshmeri te larte publike. Jane bere njeqind e pese seanca.


Nje pjese e ketyre seancave kane deshtuar per shkak te mosmarrjes pjese te avokateve dhe nga informacionet qe kam jo gjithmone ne
menyre te justifikuar. Por le te leme perfaqesuesin e KLD-se i cili do te flase ne menyre te posacme per kete ceshtje besoj ne fillim te javes.


Do te keni informacionin e nevojshem. Do te jete i hapur per mediat. Do te keni mundesi qe te beni te gjitha pyetjet per ta qartesuar situaten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›