E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ reagon ndaj PDIU-së

MPJ ka kërkuar që për këtë kategori personash të realizohet një marrëveshje me palën greke me qëllim që ata të mos ndalohen në kufi dhe të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në territorin e Republikës greke.

Për sa më sipër Ministria e Punëve të Jashtme ka patur kontakte të vazhdueshme edhe me lidershipin e PDIU. “Theksojmë me forcë se diskutimi për vendosjen e emrit të vendit “Çamëri” në dokumentet e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë të lindur atje, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Jashtme apo të shtetit shqiptar në lidhje me Çamërinë, komunitetin çam, apo të drejtat e tyre legjitime”, thuhet në reagim.

MPJ shpreh keqardhjen për çdo përpjekje, manipulim apo politizim të kësaj çështje për qëllime të pastra populiste.“Pavarësisht nga këto manipulime dhe goditje të tilla të pabaza e ilegjitime, MPJ do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat e gjithë qytetarëve shqiptarë, lëvizjen e tyre të lirë, të drejtat që u garanton ligji kombëtar dhe ai ndërkombëtar, si dhe do të vazhdojë të rrisë pareshtur emrin dhe prestigjin e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë”, thuhet më tej./Start/

                                                                                             2012-04-07 14:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›