PS mbledh Asamblenë, Rama shpalos programin

Ai ka premtuar se me ardhjen në pushtet, Partia Socialiste do të bëjë të mundur një punësim real, taksë progresive, etj.
"Ne duam punësim real, ata afrojnë rritje të papunësisë. Ne duam taksim te ndershëm, ata ofrojnë një taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme dhe te varfrit dhe ndan me thikë edhe vetë sipërmarrjen, midis 95 për qind të sipërmarrësve dhe një 5 përqindëshi që përfiton nga një politikë klienteliste, me sfond tërësisht kriminal. Ose një Rilindje Shqiptare ose dorëzim përballë rrënimit të mëtejshëm", tha Rama.
Sipas tij, taksa e sheshtë rrënon 95% të familjeve shqiptare. "95 për qind të shqiptarëve, të cilëve taksa e sheshtë u bën të pabërën në ekonominë e tyre familjare. Ne do të ulim taksat për këtë 95 për qind të shqiptarëve, ndërkohë që komunitetit sipërmarrës do t'ia themi shume qarte, nuk mundet qe një biznes i vogël apo i mesëm te paguaje taksa njësoj si korporate", tha kreu socialist.
Një tjetër shqetësim për të, ishin biznesmenët, çka sipas Ramës iu bëhet presion nga shteti. "Ne kemi mbledhur dëshmi nga biznesmenët, dëshmi të cilat angazhohem që do t'ia vëmë në qafë të gjithë këtyre banditëve, qe ju shkojnë nga pas dhe për llogari të tyre personale ne gjithë piramidën se si është ndërtuar administrata marrin pjesën e tyre...'ku është pjesa ime?'- i thotë. Ju siguroj që ajo 'ku është pjesa ime' është pjesë, e cila e sfidon taksën e sheshtë, në rastet e shumë privatizimeve që u takojnë me ligj e zakon. Panorama e vendeve të tjera, të cilat kanë kaluar nga këto eksperienca, regjimesh klienteliste, flet qartë. Fundi është që ata qe pasurohen me shume detyrohen pastaj t'i investojnë për rrethime e për rojë që të mbrohen nga ata që nuk kanë më asgjë çfarë të humbin", tha Rama. /Start/
2012-04-07 16:22