E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha na duhet edhe per demokracine

/ /

NgaERVIN SALIANJI

Teksa shihje dje ne Parlament opoziten qe fyente me cdo fjale koleget e saj dhe perfaqesuesit e zgjedhur te sovranit cdo njeri besoj se ndiente trishtim dhimbje neveri merzi peshtirosje  dhe turp per personat qe perfaqesojne ne Parlament jo vetem veten e tyre Dhuna fizike e shoqeruar me koret zagar legen vrases etj. te dridhte trupin dhe te rreqethte mishin.  Por kush i provokonte keto skena te shemtuara dhe perse A mund te justifikohen keto veprime cilado qofte arsyeja Une mendoj se keto veprime rrugacerore nuk mund te justifikohen ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane ne tempullin e demokracise ne Parlament. Te gjithe deputetet e zgjedhur nuk jane votuar per te treguar kush bertet dhe kush shan me shume as per te treguar forcen fizike te tyre dhe madje as per tu dukur kush te dale me pare perpara kamerave qe ta shohe kryetari. Jo Ata jane zgjedhur per te garantuar prosperitetin e sovranit dhe per te shpalosur alternativat e tyre se cila eshte rruga me e drejte per ta cuar me pare vendin drejt nje stadi te ri drejt zhvillimeve dhe jo per  ta acaruar shoqerine me e pakta qe po bejne Keta deputete duhet te jene dhe jane zgjedhur per te ulur tensionet edhe ne rastet kur shoqeria eshte e acaruar dhe jo te tregojne vete papjekuri mungese permbajtjeje dhe te me falni injorance Kjo eshte ajo qe ata ofrojne se nuk kane alternative dhe per ate jane zgjedhur Nuk duhet ta fshehim se kur sheh ate Parlament te kaplon nje ndjenje frike per kete vend per te ardhmen tone te perbashket kur sheh kush pretendon se e drejton kete vend. Nje tmerr. Por eshte nje frike qe kalon sa e kthen koken ne rruge dhe shikon njerez te palodhur qe vazhdojne ne punen e tyre dhe i injorojne keta palaco qe nuk kane lidhje me asnje qytetar dhe me qytetarine. Njerez qe i perbuzin keto palacolleqe dhe vazhdojne ne punen e tyre ne hallet dhe problemet e tyre. Kjo te jep shprese se ketu jetohet. Sepse eshte kultura dhe pjekuria e kesaj shoqerie ku ne jetojme qe percakton suksesin e ketij vendi dhe jo kjo politike e neveritshme ne keto caste. Deri dje mendoja se ishte Berisha ai qe agravonte dhe i acaronte deri ne kufijte e mospermbajtjes keta deputete. Por kisha dhe kishim menduar gabim. I njejti avaz dhe e njejta histori edhe pa Berishen ne salle. E njejta gje me Imamin Olldashin Paloken Patozin etj. Kjo qenka pra strategji e opozites dhe sistemi i tyre i te menduarit se keshtu merret pushteti. Kjo tregon qe problem nuk qenka Berisha dhe ne qofte se Berisha largohet kjo opozite kete gje ben dhe do te beje me cilindo qe i del para ne rrugen e saj drejt pasurimit dhe pushtetit. Nga dje une mendoj qe Berisha pervec te tjerash na duhet edhe per funksionimin e shtetit te se drejtes dhe per demokracine ne kete vend. Pse Imagjinoni pak sikur nga protestat e dhunshme dhe nga kjo menyre te sjelli te vije ne pushtet Edi Rama. Se pari do krijohet nje precedent i rrezikshem dhe nje spirale dhune nga cdo opozite per te marre pushtetin me hunj dhe jo me alternative me bomba Molotov dhe jo me zgjedhje me injorante dhe jo me njerez  te shkolluar me njerez te paguar dhe jo me njerez te ndershem. Imagjinoni Ramen kryeminister me grupin parlamentar me te pasur rrjedhimisht me pushet ekonomik te madh me pushtetin vendor qe e kontrollon me organe kushtetuese si Prokuroria Presidenca SHISH etj. qe edhe ne rast se nuk i kontrollon i ka afer. Imagjinoni kete person qe nuk ka pranuar asnjehere humbjen dhe qe tenton me cdo menyre ti falin edhe njehere Bashkine e Tiranes per nje mandat te katert Imagjinoni cbejne keta persona po te kene edhe qeverine kur ne opozite tentojne dhe godasin nje deputet mu ne Parlament dhe ne mes te kamerave e ne sy te gjithe shqiptareve. Keta njerez qe shajne ambasadorin amerikan vetem pse ju thote te verteten. A kemi me demokraci apo shkojme drejt instalimit te nje diktature A na duhet nje kryeminister si Rama qe nuk thote asgje pavaresisht se flet nje ore dhe ben vetem tautologji. Berisha na duhet edhe per kete Ne na duhet Berisha deri ne momentin qe te kemi nje opozite qe nderton alternative dhe qe ne te votojme mbi bazen e tyre. Nuk na duhet nje opozite qe si produkt te vetem ka vetem deshtimet e qeverise por nje opozite qe te kete produkt suksesin e ardhshem ne rast se vjen me vote ne qeveri. Per te gjitha keto Berisha i duhet demokracise shqiptare I duhet edhe per perplasjet institucionale te cilat ne vetvete sherbejne per forcimin e tyre te metejshem. Sepse pavaresia e institucioneve nuk mund te kuptohet si pavaresi nga gjithkush dhe nga gjithcka por si pavaresi brenda kornizave te Kushtetutes dhe te ligjit sipas parimit check and balance

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›