Ekonomia e 21 janarit
NgaERVIN BUSHATI
21 janari ia plasi buzen Sali Berishes - por vetem pasi ky ia plasi buzen shtetit ligjor shqiptar si nje lengate e gjate mbi institucionet qe e vuajne pavaresine e tyre nga nje qenie e pangopur per pushtet. Ajo dite ishte vetem sindroma e nje semundjeje te gjate qe ka pushtuar vendin tone prej disa vitesh tashme ne turravrapin per te kontrolluar cdo instance te shtetit dhe shoqerise qe mund te kontrollohet nga nje njeri i gjalle.
Ishte i papergjegjshem prononcimi i nje ministri te komanduar qe duhej te merrej me nje putsch imagjinar ne mes te
NATO-s dhe jo me shifra akoma me halucinante prej 4 miliarde dollaresh si dem i matshem qe do te sjelle 21 janari ne ekonomine tone. shte per te ardhur keq qe e lane te vetem ne kete rrugetim fillestar ne ekonomi qofte ministri i Financave apo dhe ministri i Ekonomise.
Akoma sot e pas nje viti ministri i Financave nuk perllogarit dot sakte demet e shkaktuara nga qeveria ne Shkoder. Akoma sot e pas nje viti nuk munden shkodranet te jetojne pa friken e ujit apo te jene te kenaqur me parate qe duhej te merrnin per shtepite dhe mallin e shkaterruar nga lumenjte njesoj si te ishte mesjete. do shifer e hedhur kot nga mbrojtja te sulmi ashtu si dhe cdo shmangie per te demshperblyer qytetaret per fajet e shtetit behet per te hedhur tym vrastar mbi te verteten qe eshte vetem nje.
Ekzekutimet e 3 shqiptareve pa proces gjyqesor ne nje vend ku nuk ekziston denimi me vdekje jane nje tragjedi kombetare dhe nje precedent i rrezikshem ligjor. Vullneti i qarte i pushtetit per te mos dorezuar e gjykuar ekzekutoret dhe urdheruesit e ketij krimi shteteror rrezuan shtetin ligjor ne te gjithe shkallet institucionale. E verteta se qeveria eshte gati te vrase per te mbrojtur pushtetin e saj tashme ilegjitim do te kete efekte traumatizuese ne shoqeri politike dhe ne ekonomine e Shqiperise.
Shteti sot eshte zevendesuar me pushtetin ndersa kuptimi i tij si garanti klasik ne shoqeri ka rene bashke me djegien e urave institucionale dhe ligjore mes qeverise Presidences Prokurorise policise. Paraliza ligjore krijon kaos dhe mosbesim qe patjeter do te kete efekt ne zhvillimin normal dhe te ekonomise brenda ketij kuadri me te gjere disfunksional. Sindroma e pandeshkueshmerise do te infektoje idene e ekonomise se lire cdo sipermarrje biznesi dhe do te shkaterroje funksionimin e nje tregu normal.
Pa rregulla te qarta loje dhe pa nje garant ligjor asnje operator ekonomik kapitalist nuk mund te jetoje normalisht.
Ky kaos ligjor dhe shoqeror ndikimin me te madh do ta kete ne ekonomine vendase - para se te merremi me investimet e huaja. Biznesi vendas do te jete viktima e vertete qe ka se cfare te humbase nga ky putsch institucional qe ka iniciuar Berisha. Te huajt qe akoma nuk kane ardhur nuk kane humbur asgje.
Ne menyre miope dhe iluzive ne si politike merremi me shume se i takon me investimet e huaja per peshen reale qe ato do te zene ne ekonomine tone Ne jemi te fundit ne rajon per investimet e huaja direkte FDI per fryme dhe nuk kemi asnje investitor strategjik real qe te sjelle teknologjine e duhur ne vend per nje zhvillim te qendrueshem dhe real per te ardhmen.
Biznesi shqiptar vendas ka marre peshen kryesore te zhvillimit te vendit ne kete tranzicion ekonomik pa fund dhe eshte koha qe te njihet dhe te respektohet si zemra e ekonomise dhe sipermarrjes ne Shqiperi. shte vetem kapitali shqiptar ai qe krijon vlera dhe mbush arken e shtetit te tjeret vetem marrin. Ndaj para se te behemi merak per investitoret e huaj prospektive qe jane rehat ne boten e tyre me ligje dhe ekonomi te stabilizuar eshte me e drejte te shqetesohemi per te semurin e bulevardit qe po infekton ekonomine tone vendase dhe kombetare.
shte koha te ruajme vezen shqiptare sot para pules se huaj qe mund te vije mot. Me lejoni te sjell disa nga shqetesimet jetike dhe disa parametra kryesore te ekonomise ne menyre qe te kemi nje vizion me te qarte para se te halucinojme planifikime ekonomike iluzioniste si kryeministri ne sinkron me komplekset provinciale te kryefinancierit te vendit.
Skandalet e perseritura te korrupsionit dhe paaftesia qeverisese gjenerojne nje ndjenje te pergjithshme krize te nje shoqerie te bllokuar dhe te nje sistemi politik te paafte per te funksionuar si duhet. Nje numer ne rritje qytetaresh po reshtin se besuari ne te ardhmen e atdheut te tyre.
Kriza tashme ka prekur qelizen baze te shoqerise shqiptare ekonomine familjare.
do qytetar deshmon sot renie te fuqise blerese nepermjet uljes se buxhetit real ne shtepite shqiptare dhe ngritjes se cmimeve ne mallrat e konsumit e ne sherbime baze ndaj familjeve. Renia ne konsumin familjar vjen per shkak te kontraktimit te ekonomise investimeve te nderprera fondeve publike te shperdoruara uljes se kreditimit nga bankat renies se dergesave te emigranteve dhe pasigurise per zhvleresimin e lekut dhe nje te ardhme me te turbullt neser.
Kriza ekonomike zhgenjimi i thelle me politiken e mbyllur dhe korrupsionin mbytes provokon humbje shprese per te ardhmen dhe nje deshperim e pasivitet masiv. Sa me pak te ardhme te shohin qytetaret ne vendin e tyre te lindjes aq me i madh do te jete shterimi i energjise dhe trurit nga Shqiperia.
Demografia eshte nje avantazh krahasues primari ne vizionin tim qe duhet te ishte shfrytezuar dhe kapitalizuar nga shoqeria dhe ekonomia jone. Ne vendet e tjera ne Europe njerezit e punes perkrahen dhe inkurajohen. Ne Shqiperi ata dekurajohen dhe detyrohen te ikin duke shkaktuar nje largim ne mase dhe nje hemorragji te rende ne fuqi dhe ne mendje.
Politikat ekonomike te tranzicionit perfundimisht nuk e kane bere detyren ne misionin e tyre te hapin ekonomine per te integruar vendin ne kontekstin europian dhe nderkombetar. Ekonomia jone ka nje karakter te mbyllur ne pritje dhe ne reagim te faktoreve e situates se jashtme. Shteti eshte problemi kryesor i ekonomise shqiptare - qe nga renia e diktatures dhe rendja e menjehershme drejt nje ekonomie te lire tregu. Rendja e qeverise pas taktikave miope populiste ka lene vendin tone pa vizionin e nje strategjie definitive zhvillimi ekonomik.
Ekonomia sot eshte e mbyllur brenda zinxhirit te nje rrethi vicioz te cilin e ka farketuar pushteti qe qeveris Shqiperine. Pushteti ka mbyllur ekonomine reale ne nje rreth vicioz abuzimi pervetesimi dhe korrupsioni. Sektori privat nuk eshte ne gjendje te prodhoje apo te eksportoje ne menyre te pershtatshme ne tregje. Ekonomia informale e ben te pamundur thithjen e nje numri me te madh investimesh prodhuese me prejardhje nga jashte.
Shoqeria dhe ekonomia shqiptare jane mbyllur e shteruar nen kapjen e nje pushteti parazit. Me paaftesine dhe abuzimin qeverises pushteti eshte kunder interesave te qytetareve te ketij vendi. shte qeveria e cila shkurton burimet njerezore duke perzene ne emigrim profesionistet dhe studentet me te afte. shte qeveria ajo qe prej vitesh perveteson tokat dhe pronat publike qe ne si shoqeri i ndertuam ne vite me shume mund. shte qeveria qe vazhdon te shteroje kapitalin shqiptar qe me pune e djerse krijon biznesi i shfrytezuar vendas. Analiza e ftohte ekonomike jep te verteten e hidhur mbi ekonomine tone nje organizem me trup te fuqishem biznesi te perfaqesuar nga kapitali shqiptar - dhe te nje paraziti mbi kurriz te perfaqesuar nga qeveria shqiptare.
Kjo eshte semundja jone shqiptare ndersa sindromat qe ajo jep jane ato qe pame ne 21 janar e ne vazhdim. Duhet te jemi te kthjellet dhe racionale kur shohim shkaqet dhe pasojat. Asnje shqiptar nuk beson ne shashke-skenaret ala Enver 1973 per grupe armiqesore ne opozite Presidence Prokurori media etj. Tymi lotsjelles hidhet nga qeveria per te mbuluar te verteten - qe si gjithmone eshte shpjegimi me i thjeshte Qeveria sot mbron pushtetin e saj ilegjitim me arme ne dore dhe qellon per te vrare sa here eshte me shpatulla pas muri.
Sekretari per Ekonomine ne PS