Pasojat e dalldisë politike
Nuk paska gjë më ndjellakeqe se kur të kaplon dalldia politike. Dalldia është dëmsjellëse edhe për një njeri të zakontë, le më pastaj për një dijetar, analist, deputet, artist e sidomos për një “burrë shteti”. Në mjediset ballkanike, tradicionalisht, dalldia politike ka pas luajtur rol parësor në lëvizjet kombëtare, në përmbysjet sociale, në marrëdhëniet ndërnjerëzore e sidomos në ato shtetërore. Në një mjedis të mëkuar me folklorizëm, dalldia të bën hero, të shquar, me famë; dalldia të fut ose të fundos në histori; dalldia të thur këngë, të hedh në marrëzi; dalldia anonimit i jep emër, fuqi pa takat, nder pa dinjitet, pasuri të pa trashëguar, imunitet pa kufizim, d.m.th, paprekshmëri…Nëse në publik nuk shfaqesh një mercenar i kuturisur, i lajthitur, i çalltisur, një i dalldisur tipik ballkanik që nuk ndjen as turp e as sqimë, mos guxo të futesh në politikë! Përndryshe ke për të mbetur me gisht në gojë…Kjo është një nga karakteristikat e trashëguara nga brezi në brez në të gjitha parashoqëritë ballkanike, të cilat priren me gjasë drejt demokracive, duke pjellë diktatorë-demokratë monstra. Nuk është i dalldisur vetëm Berisha, ai i dalldis të gjithë ata që e ndjekin. Shikoni komisionin hetimor të “puçit”, dëgjoni si flasin anëtarët-mercenarë, dëgjoni se si zonja J. raporton, njëlloj si Berisha, pavarësisht se po atë ditë zoti Kantrimen, në emër të SHBA-së, tha se puçi nuk ishte puç! Në të shkuarën e afërt e të largët, të gjithë krerët ballkanikë, tekefundit, në mos kanë pas qenë, herët a vonë, pas dehjes me vetveten, prej nepsit për pushtet të pakufizuar, në epilog të pushtetërimit të tejzgjatur, janë katandisur në udhëheqës të dalldisur, të një dalldie që nis vetjakisht e përfundon në marrosje ekipore…Një fjalë e mençur latine thotë ‘gomari fërkohet me gomarin’, që do të thotë: ashtu si nuk ka ndonjë ndryshim mes një gomar serb, bullgar, turk, grek, rumun nga një gomar shqiptar me pushtet, ashtu edhe gjithë “ekipi i kryeministrit” do të flasë veç me fjalët e “doktorit”…Puçi është puç, madje më i rrezikshmi i gjithë kohërave!
Ai udhëheqës që fillon e beson se ka më tepër fuqi se mundësitë e tij, “meqë prapa e ndjek historia”, kjo është shenja e parë e dalldisjes; prova më e qartë e dalldisjes (pas së cilës fillon marrëzia politike) është kur këshilltar i vetëm i njëshit mbetet vetësiguria dhe bindja e palëkundur se ai ka arritur në majën më të lartë, se e vërteta është privatizuar përfundimisht prej tij dhe klanit të tij…Ndërsa kur vetësiguria nis e dobësohet prej mundësisë së një dështimi, dalldia e Njëshit kthehet kundër të zotit “burri i shtetit” kalon me një lehtësi të frikshme nga dalldia te pasiguria, nga siguria te dyshimi, nga karfosja te nëpërkëmbja, nga nderimi kombëtar te përbuzja kombëtare, nga arsyeja te marrëzia, nga një plotfuqishmëria e njëshit te një-ish i përbuzur…Nuk ka trysni më të papërballueshme për një të dalldisur politik se frika e eliminimit politik: në këto çaste njëshi ballkanik mund edhe të vrasë….Këtë me sa duket, e dinin më mirë se ne amerikanët, kur, për “ta qetësuar” e vënë në gjumë e quajtën të dalldisurin tonë “burrë shteti”…Nuk është gabim të hamendësohet se ambasadori Arvizu në fakt ka synuar “të çminojë” të kryeministrin tonë pas 21 janarit. Kjo u pa qartë nga deklarimet me “kundërsens” të zotit Kantrimen…Sepse ata e dinë se një i dalldisur me pushtet të pakufizuar fillon e bëhet tejet i rrezikshëm, gjë që Berisha e ka provuar jo vetëm tani, që ka në duar Gardën e policinë, qeverinë dhe Kuvendin, por edhe kur ka qenë në opozitë, (kujtoni fjalët e tij “edhe me 30 mamurras mund të marr Kryeministrinë”… Ashtu si një narkoman që nuk i jepet droga, edhe një të dalldisuri politik, po ja hoqe menjëherë dalldinë e pushtetit, bëhet shumë kërcënonjës; më së pari ai nis e vret kundërshtarët, pastaj bashkëpunëtorët “tradhtarë” e mosmirënjohës; fillimisht me fjalë, me sulme, me sharje e shpifje (horra e lavire!) e, kur këto “armë” nuk bëjnë më dobi, nuk ngurron, për hir të inercisë së dalldisë, të vrasë edhe me plumba…
***
Një sherr-gurgule e paparë do të vazhdojë gjatë ka shpërthyer mes shqiptarësh: ishte apo nuk ishte grusht shteti 21 janari? Dita-ditës, teksa ndjek me vëmendje seancat e komisionit parlamentar për hetimin e 21 Janarit, teksa dëgjoj, në të gjitha TV-të Berishën e palodhur fjalët e të cilit i zbërthejnë sakaq të njëjtët analistë dhe zëdhënës të përbetuar, i bombarduar nga propagandë intensive, shoh se nuk janë të paktë ata që dyshojnë se kryepuçisti Rama vërtet pat mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë gati 2 ose 300 kriminelë, drogmenë, lavire bulevardi, horra, rrezilër e batakçinj për t’i hedhur “të premten e zezë”, si “mish për top”, te dyert e Kryeministrisë, natyrisht pasi u kishte dhënë drogë sintetike e nga 200 euro secilit, si edhe kallashë, stilolapsa e çadra-pistoletë, makina me tritol, të cilat i mbante në gatishmëri te parku “Rinia”, që të mësyhej me hyrjabyrja selia e shenjtë e qeverisë…Kur dëgjoj deputetët e anëtarët e komisionit hetimor të Saliut, se si sjellin “prova të pakundërshtueshme”, ndjej rrezikun e shpëlarjes së truve, për shkak të përsëritjes së gënjeshtrës, një dukuri që të bën të thuash: Mos e kam gabim? Mos vërtet ky ishte një komplot shkatërrimtar dhe ne shpëtuam nga katastrofa, falë vetëmohimit dhe qëndresës së gardistëve heronj të “burrit të shtetit”, Sali Berisha?! Përse ambasadori amerikan Arvizu, ai që presupozohet se di edhe atë që ne nuk mund ta dijmë, mbajti atë qëndrim që mbajti?
Por ajo që e bën situatën e 21 janarit sa të rëndë aq edhe të pashembullt është “fakti” që përsëriti edhe zonja Jozefinë se në këtë “grusht shteti” qenkan përfshirë edhe Presidenti i Republikës, edhe Prokurorja e Përgjithshme, edhe kryetari i Shërbimit, si dhe katër gazetarë të njohur!…Po ta vështrosh nga larg, kjo tablo duket sa më s’ka e frikshme. Po të jetë kjo e vërtetë kësaj nuk duhet t’i thonë puç, po katrahurë! Si qytetar i vetëdijshëm besoj se kam të drejtë të shqetësohem, të jem në ankth, të mos gjej karar, të mos kem as siguri e as qetësi, pasi nuk mund të vihet koka në jastëk pas kësaj pyetje të mbetur pa përgjigje: përse të gjithë këta komplotistë e puçistë të rrezikshëm lihen të lirë e nuk arrestohen? Përse nuk kapen, si do të kapeshin në çdo vend normal e demokratik, që të vihen përpara bankës së akuzës? Si mund të quhet një shtet normal e “kandidat për në BE”, anëtar i NATO-s ky, kur, përveç kryeministrit dhe Gardës së tij, të gjitha institucionet e larta të shtetit qenkan përfshirë, papritur e pakujtuar, në një krim të pashembullt që çoi, përveç tentativës për rrëzimin e një pushteti legjitim, edhe në ekzekutimin e katër qytetarëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve?
Zoti kryeministër, nëse vërtet beson se je zgjedhur me votat tona “të lira e demokratike”, pra je legjitim, atëherë vepro, na mbro, tregohu “burrë shteti”, mos bëj propagandë, nuk kemi nevojë të na mbushësh mendjen për “rrezikun e puçit”, kapi pra, arrestoji këta puçistë që janë, - po qenë të tillë vërtet -, më të rrezikshëm se të gjithë të burgosurit dhe kriminelët që dergjen burgjeve! Sepse ata që donin të rrëzonin shtetin, ata që donin të vidhnin një pushtet legjitim, ata na prishën imazhin e një vendi të lumtur, ata penguan integrimin dhe heqjen e vizave, ata pra janë më të dëmshëm se ata që vjedhin miliona euro nëpër tendera, madje edhe se ata që vranë njerëz në Gërdec për shkak të trafikut të armëve! Ndëshkimi i puçistëve, dhënia e drejtësisë është kusht parësor për një shoqëri që kërkon të futet në normalitet. Por, nëse kryeministri, bashkë me zonjën J. dhe grupin hetimor nuk e provon puçin e nuk i ndëshkon kriminelët, në radhë të parë Presidentin e Republikës, kryetarin e opozitës, Prokuroren e Përgjithshme, Kryetarin e SHIK-ut, bashkë me “gjeneralët e “kapterët” e tyre, atëherë po kryet krimi më i madh e më i pafalshëm që mund të kryejë një maxhorancë e drejtuar nga një “burrë shteti” i dalldisur!...Por asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur! Jo vetëm se nuk as ka fakte dhe as prova, por edhe se i gjithë ky bombardim me propagandë është mbështetur fund e krye mbi dalldinë e një të marrosuri të pandreqshëm që vuan paranojën se mos “e zënë në gjumë” dhe ja “vjedhin” pushtetin! Prandaj me kohë do të fashitet e do të harrohen edhe fjalët “puç” e “grusht shteti”! Kjo gjithsesi nuk do të thotë, që edhe ky “krim i pashembullt” ndaj shtetit do të ikë, si të tjerat, si 97-98-ta, apo si Gërdeci, në drejtim të paditur!
Shumë shpjet do të çlirohemi nga dalldia kolektive që të bëjmë një pyetje të thjeshtë: Ç’është ky kryeministër “legjitim” të cilit i qenkan vënë kundër të gjithë, jo vetëm opozita, por të gjitha institucionet kryesore të shtetit: Presidenti, Prokuroria e Përgjithshme, madje edhe Shërbimi sekret?..A mund të quhet legjitim një kryeministër i tillë? A ka ndonjë qeveri në botë që mund të funksionojë normalisht në të tilla rrethana absurde armiqësore e puçiste? Po sikur zoti Kantrimen kur të vijë në Tiranë t’i thotë Berishës në bisedime, që puçi jo vetëm nuk ishte puç, por ai dhe altoparlamenët e tij të mos e përdorin më atë “argument” për hir të stabilizminit të situatës? Po sikur prokurorët amerikanë të dalin e të thonë se të katër qytetarët janë ekzekutuar nga snajperët e Gardës, a do të dalë komisioni parlamentar e pas tyre edhe Berisha të na thonë se “tabulatet” pohojnë të kundërtën e se përfaqësuesi i SHBA-së bashkë me prokurorët amerikanë ia kanë futur kot e ca më keq, se edhe ata janë bashkuar me puçistët?
Këto pyetje nuk kanë pse presin një përgjigje të shpejtë as sot, as nesër…E megjithatë ngjarjet do të ecin me shpejtësi…Kot e kanë edhe ndërkombëtarët që këmbëngulin për dialog: sepse kjo dalldi politike e këtyre ditëve nuk ka lënë asnjë shteg për rrugëdalje, për kompromis, për dialog, për marrëveshje, për kthim prapa e aq më pak për ecje përpara! Sepse dyert e qeverisë janë larë me gjak….Prandaj nuk mund të ulen në bisedime e të gjejë kompromis një kryepuçist me një të dalldisur me pushtet! Sidoqoftë, le të shpresojmë se kjo është “kënga e fundit e mjellmës”! Sepse teoria e puçit që nuk ekziston, në mos sot, nesër, do të kthehet kundër atij që e sajoi! Dalldia të çon në një rrugë qorre që nuk ka kthim!Këtë “ilaç” po sjell zoti Kantrimen ne Tirane!
(Shkrimi eshte botuar ne Gazeta Shqiptare, 10 shkurt 2011/BalkanWeb)