AAK e mbetur pezull
NgaARMAND SHKULLAKU
Te pakten deri tani po te marrim per baze deklarimet e fundit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves kjo parti do te mbetet ne opozite. Normalisht dicka e tille nuk do te perbente lajm. AAK vazhdimisht ka qene nje opozite e forte madje dhe e vetmja ne Kosove ndaj PDK dhe Hashim Thacit. Por prej disa kohesh nuk po merret me vesh se cfare eshte lajm e cfare jo per partine e Ramush Haradinajt.
Njehere deklarohen kunder PDK njehere tjeter lene te kuptohet se mund te behen pjese e koalicionit qeveritar. Te henen vene kusht se hyne ne qeveri por pa Hashim Thacin dhe te marten kerkojne
menage trois duke perfshire edhe LDK per te shpetuar moralin opozitar. Ne komuna behen koalicione me PDK e ne qender nuk po arrijne as te ndahen e as te bashkohen. Gjithe ky hezitim dhe kjo mungese e qendrimeve te qarta ne momente te tilla vendimtare ne fund te fundit do te rendoje mbi vete AAK.
Partia me profilin me te qarte opozitar ne vend ne nje kohe te shkurter e ka futur veten ne nje labirint ku e ka te veshtire te gjeje rrugen e daljes. E joshur nga ideja e pushtetit pas nje periudhe te veshtire ne opozite por edhe e ndrojtur nga kapercimi i parimeve te saj politike AAK mbeti ne mes pa nje qendrim te qarte politik. Mungesa e liderit historik Haradniaj ka qene decizive ne kete drejtim. AAK e cila nuk doli me koken lart nga zgjedhjet e 12 dhjetorit u vu perballe nje prove te veshtire te cilen mesa po shihet nuk mundi ta kaloje.
Nuk ka qene e lehte sigurisht per te zgjedhur. Vazhdimi ne opozite do ta lodhte edhe me shume partine. Shume prej figurave kryesore te saj mbeten jashte Parlamentit kryetari gjendet ne Hage dhe ne Kuvend ne krahun opozitar do te uleshin LDK dhe Vetevendosja qe me qendrimet e tyre do ta linin ne hije grupin parlamentar te AAK. Po keshtu futja ne qeveri nje zgjidhje frymedhenese per momentin rrezikonte te zhgenjente elektoratin te vinte ne dyshim moralin e lidershipit te partise shume aktiv kunder kryeministrit Thaci te krijonte pakenaqesi brenda dhe ta linte perfundimisht AAK ne krah te PDK. Nje thike me dy presa mbi tehun e se ciles AAK nuk mundi te ece.
Deri ne fund partia e Ramush Haradinaj nuk arriti ta beje zgjedhjen e prere. Pavaresisht tonit te larte e ultimativ ne vendimin e se martes ndihej pasiguria per hapin e hedhur. Teorikisht AAK e la nje dere hapur por praktikisht ajo mbetet jashte qeverise. Sepse kushti per te shmangur Thacin si kryeminister dhe per te perfshire LDK ne qeveri eshte jo vetem i parealizueshem por edhe i palogjikshem. shte thjesht nje justifikim per te kapercyer nje situate te veshtire ne te cilen lexohet ankthi perplasjet e brendshme mungesa e lidershipit dhe coroditja e AAK ne vendimmarrje.
Dhe kjo coroditje do te ndikoje negativisht tek elektorati me shume se cilido vendim qe do te kishte marre Aleanca. Hezitimi dhe shpikja e formulave per te bere koalicion me PDK kane bere qe te humbase profili politik i AAK tek qytetaret. A mundet nje parti politike te vere si kusht qenien ose jo te nje njeriu si kryeminister i vendit Jo vetem politikisht eshte e pamundur qe nje parti e vogel te percaktoje emrin e kryeministrit por nga ana tjeter duket sikur e gjithe opozita disavjecare e AAK nuk paska qene ndaj PDK por ndaj nje njeriu te vetem.
Aleanca reflekton keshtu profilin e nje partie qe ka probleme me nje njeri te vetem qe ka ndarje personale dhe jo programore me PDK qe vizioni i saj politik nis dhe mbaron me eliminimin politik te Hashim Thacit. Pra gjithe morali opozitar i deritanishem i partise se Haradinajt justifikohet me qenien ose jo te Thacit Kryeminister dhe jo me menyren se si PDK ka qeverisur Kosoven. Po keshtu kushti tjeter per perfshirjen e LDK ne qeveri tregon perseri dobesi te AAK ne syte e elektoratit. Ajo nuk qenka ne gjendje te marre vete pergjegjesi politike dhe te vendose por kerkon si parashute shpetimi LDK. E thene ndryshe ky kusht i AAK eshte nje lloj qetesimi i ndergjegjes duke i treguar publikut se te gjithe jemi njelloj. Mirepo veshtire qe ti nxjerresh geshtenjat me duart e te tjereve. AAK duhej ta kishte marre vete pergjegjesine perpara votuesve nese do te hynte ne qeveri. Ne kontrast me LDK dhe Vetevendosjen madje edhe me AKR qe ishin te qarta ne vendimet e tyre hezitimi i AAK e rrezikon shume kete parti. Ajo mbetet pa nje pozicion te qarte politik. Nuk do te jete as pjese e pushtetit por nuk do te kete mundesi te jete as zeri i forte i opozites ne nje Parlament ku LDK dhe Vetevendosja i kane 41 deputete perballe 42 deputeteve te PDK dhe AKR. Mbetja pezull mund te prodhoje edhe pakenaqesi te brendshme qe do ta dobesonin edhe me shume AAK. Per partine e Ramush Haradinajt tashme eshte bere e veshtire te funksionoje me vete. Ndonese vone ajo duhet te zgjedhe te rreshtohet me njerin ose tjetrin krah me PDK ose me LDK. Dhe jo ne nje rreshtim te perkohshem por ne koalicion ose bashkim perfundimtar. do dite qe kalon e zbeh gjithnje e me shume identitetin e partise qe njehere e nje kohe pati qeverisur Kosoven.