Shperthimi i dyte i Gerdecit
NgaBLENDI KAJSIU
Me ne fund gjykata ven dosi te nxjerre nga burgu dhe te hetoje ne gjendje te lire dy te akuzuarit e fundit te ceshtjes se Gerdecit. Ky akt i shemtuar ne nje varg aktesh te turpshme nga drejtesia shqiptare dhe nga gjykatesit e kesaj ceshtjeje eshte nje paralajmerim ogurzi. Per Gerdecin drejtesia shqiptare mesa duket nuk do identifikoje asnje fajtor. Ky do te jete shperthimi i dyte i Gerdecit qe rrezikon te hedhe ne ere vete drejtesine shqiptare. Ne krimin me te madh shteteror te njezet viteve te fundit ku perpara syve tane u vrane me dhjetera njerez te pafajshem dhe u plagosen me qindra te tjere nuk ka asnje fajtor. Ne nje krim shteteror qe u zbardh teresisht nga media e cila nxori ne pah
perfshirjen e ministrit te Mbrojtjes. Fatmir Mediu dhe djalit te Kryeministrit Berisha drejtesia jone nuk gjen dot asnje fajtor. Ne nje krim shteteror ku babezia e pushtetareve vrau qytetare te pafajshem mesa duket te gjithe do dalin te pafajshem.
Nuk shtrohet ceshtja thjesht se perse nuk po denohet Delijorgji apo Pinari ndonese ata kane rolin e tyre makaber ne tragjedine e Gerdecit. Problemi eshte se ne e dime shume mire perse nuk denohen keta individe. Ata nuk denohen sepse autoret kryesore te Gerdecit si Fatmir Mediu apo familjaret e Kryeministrit Berisha kane dale te pafajshem me kohe. Dhe pafajesia e tyre ruhet persa kohe dalin te pafajshem edhe Delijorgji apo Pinari te cilet nuk ishin vecse zbatues teknike te fatkeqesise Gerdeci.
Ndaj shperthimi i dyte i Gerdecit do na vertetoje ate qe ndoshta e dinim por na vinte turp tia pohonim vetvetes. Ne Shqiperi disa jane te paprekshem pavaresisht se sa shume vjedhin pavaresisht se sa shume vrasin dhe pavaresisht se dicka e tille zbulohet. Keta jane njerezit me pushtet dhe para.
Nderkohe burgjet shqiptare jane mbushur plot me qytetare te varfer shqiptare plot me gra te varfra qe kane vrare burrat pasi i dhunonin sistematikisht plot me fshatare qe kane mbjelle ca kanabis per te mbijetuar plot me hajdute ordinere qe vjedhin per te mbajtur frymen gjalle. Nese je i varfer dhe pa perkrahje politike drejtesia jone nuk te fal. Ky eshte thelbi i shperthimit te dyte te pritshem te Gerdecit. Nese shperthimi i pare nxori ne pah abuzimin e pacipe me pushtetin shperthimi i dyte do nxjerre ne pah nje sistem drejtesie qe prodhon padrejtesi.
Prandaj sot kur pas tre vitesh Gerdeci po hedh ne ere edhe drejtesine shqiptare duhen protesta qytetare. Duhen protesta qytetare sepse duke hedhur ne ere drejtesine Gerdeci rrezikon te hedhe ne ere edhe vete sistemin tone politik. Standardi qe po vendos Gerdeci eshte i rrezikshem per qeverisjen sot dhe neser. Nese sot e lejojme babezine e pushtetareve te vrase qytetare te pafajshem neser qytetaret do detyrohen ta marrin drejtesine ne duart e tyre.
Problemi eshte se protesten qytetare nuk ka kush ta organizoje. Opozita shqiptare me ne krye Partine Socialiste me paturpesine me te madhe e perdori Gerdecin jo per te vendosur drejtesine por per perfitim politik te liderit te saj. Ajo e shiti Gerdecin per disa ndryshime kushtetuese qe dobesuan demokracine dhe forcuan pushtetin qe Rama kerkon ta marre sot ashtu sic eshte i pakontrolluar. Prandaj ky shperthimi dyte i Gerdecit do kete nje zhurme te lehte sot por pasojat e renda do ia degjojme neser.