E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ndërtuesve të jugut: Referojuni ligjit

Kështu, Jala, Dhërmiu dhe Palasa do të kenë së shpejti rrugët e reja të brendshme, por kjo sipas kryeministrit Berisha nuk duhet të shikohet nga banorët si një tokë e premtuar për ndërtimet pa leje, pasi në të kundërt paralajmëroi ai, ligji do të veprojë me të gjithë forcën e tij.

“Gabojnë shumë rëndë ata që ndërtojnë në breg pa leje. Ligji do të veprojë në të gjithë zonën turistike dhe në të gjithë vendin. Ne kemi bërë një ligj shumë të mirë për të mbrojtur territorin dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të ndërtojnë pa asnjë lloj shqetësimi. Ndaj u bëj thirrje që t’u referohen ligjit. Plani urbanistik i qeverisjes vendore, që do të bëhet në përputhje me masterplanin e hartuar nga qeveria shqiptare, i jep mundësi zhvillimit më të shkëlqyer të Bregut dhe në interesin më të madh të komunitetit që jeton këtu”, deklaroi Berisha.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›