E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri: Censura, i vetmi standart në PS-së

Partia demokratike ka reaguar sot për Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri u shpreh në një konferencë për shtyp se Kongresi u karakterizua nga katër elementë të cilët sipas tij janë censura e cila ëhstë standarti i vetëm i Partisë Socialiste, Kongresi i cili kishte alternativë zero, votimi i fshehtë i cili nuk ekzistonte dhe demokracia e brendshme e cila përfaqësohej nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi. Xhaferri duke e cilësuar Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së si 40-t e Ramës pyetjes së gazetarëve se kur do të mblidhej Kongresi i PD-së Xhaferri u përgjigj se kjo forcë politike është akoma në festë dhe se nuk ka nevojë për Kongres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›