E Diel, 1 Nëntor 2026

Senatori Ted Kenedi varroset pranë vëllezërve

Rreth orës 20:15 (00:15 GMT), ndërkohë kur në Arlington kishte rënë nata, arkivoli i senatorit të vdekur të martën nga një kancer në tru në moshën 77 vjeçare, u vendos pranë varrit të presidentit Xhon Kenedi, tek i cili është vendosur një pishtar me flakë të pashuar.
     
Vetëm familja dhe të afërmit e Ted Kenedi morën pjesë në ceremoninë e transmetuar drejtpërdrejt në televizionet e vendit. Arkivoli me trupin e senatorit i mbuluar me flamurin amerikan u përshëndet nga qindra persona sapo mbërriti në varrezë, siç ndodhi në trajektoren që ndan Arlingtonin nga Capitoli, selia e Senatit, ku u zhvillua një ceremoni e shkurtër lamtumire për patriarkun e fundit të klanit Kenedi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›