LSI: Fjalimi i Ramës, me gjuhë staliniste

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për Kongresin e djeshëm të Partisë Socialiste. Zëdhënësi i saj Ralf Gjoni është shprehur në një konferencë për shtyp se gjuha e përdorur nga Rama në Kongres ishte staliniste. Sipas tij me fjalimin e tij Rama e përforcoi edhe më tepër bindjen e LSI-së për aleancën me Partinë Demokratike. Ai shtoi gjithashtu se Rama me fjalimin e tij tregoi skizofreninë dhe papërgjegjshmërinë e tij duke shtuar se ai duhet të kërkojë falje ër dëmin që i bëri kushtetutës.