E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në firmën 'Kurum', plagosen 4 minatorë

ELBASAN - Një aksident me pasojë plagosjen e katër punonjësve të firmës turke "Kurum International" ka ndodhur rreth orës 20.15 të ditës së djeshme, në qytetin e Elbasanit.

Zëdhënësja e policisë, Valbona Begu tha se "katër metalurgët: Luan Muhametaj 52 vjeç, Arben Muhametaj 38 vjeç, Hysen Cungu 52 vjeç, si dhe punëtori turk, Murat Fili 33 vjeç, punonin në segmentin e dhomës së pluhur heqjes që ndodhet poshtë furrës së shkrirjes së çelikut". Metalurgët kanë hapur derën e dhomës, dhe për pasojë janë djegur pasi pluhuri ka qenë shumë i nxehtë.


Mësohet se ky proces pastrimi kryhet çdo 12 orë nga metalurgët, dhe deri më tani nuk ishte shkaktuar një incident i tillë.

Katër metalurgët janë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku dy prej tyre shtetasi turk, Murat Fili dhe Luan Muhametaj kanë pësuar djegie të shkallës së lartë, dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin kirurgjik janë nisur për në spitalin Ushtarak të Tiranës për një kurim më të specializuar.

Mësohet se dy metalurgët e tjerë, po në mesnatë kanë dalë nga spitali pasi kanë pësuar djegie të shkallës së lehtë. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet, ndërsa paraprakisht mësohet se ngjarja është aksidentale



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›