Berisha, ndër dështimet më të mëdha të Burnleyt

Besart Berisha do të mbahet në mend përgjithmonë te Burnley. Jo për të mirë, por si njëri prej dështimeve më të mëdha të lojtarëve të huaj te klubi nga Championship (liga e dytë angleze).
Ueb faqja burnleyexpress.net e ka publikuar listën e futbollistëve që zhgënjyen me paraqitjet e tyre në fanellën e Burnleyt dhe njëri prej tyre është edhe futbollisti kosovar, i cili aktualisht luan tek Arminia Bielefeld.
“Besart Berisha ishte një dështim i famshëm. Edhe pse nuk ishte krejt faji tek ai, pasi që ai kishte një kryqëzim të ligamentit të gjurit, vetëm pas pak kohe që lëvizi nga Hamburg te Burnley, në verën e vitit 2007. Ai nuk ka pasur kurrë paraqitje bindëse për klubin, edhe pse kishte impresionuar me Shqipërinë kundër Anglisë B në Turf Moor”, shkruan kjo ueb faqe.
25 vjeçari e kishte arritur kulmin e karrierës kur luante në Hamburg, në Bundesligën gjermane. Pastaj ai është huazuar vazhdimisht në AaB, Horsens e Rosenborg. Sulmuesi i krahut njëherësh ishte edhe pjesë e Kombëtares shqiptare.