E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ndjese per krimet ndaj fese

Kryeministri Berisha i ka kerkuar falje komuniteteve fetare ne emer te shtetit per te gjitha krimet qe jane shkaktuar ndaj klerit ne periudhen komuniste. Mes qeverise dhe 3 komuniteteve fetare shqiptare eshte nenshkruar nje marreveshje per rregullimin e marredhenieve te ndersjella.

Te pranishem ne kete ceremoni ishin autoritete te larta te komuniteteve fetare mysliman, bektashian dhe Kishes Ortodokse Autoqefale, kryeministri Berisha dhe ministri Pango, i cili ishte dhe perfaqesuesi i qeverise qe nenshkroi marreveshjen.

“Kjo marreveshje ne vetvete mbart detyrimin madh te ketij shteti per tu paraqitur nje ndjese te thelle te gjithe klerikeve shqiptare, besimtareve shqiptare qe nje regjim, nje shtet me nje akt te paprecedent ne kete shkalle historike, i privoi ata nga mundesia e sherbimit te fundit. Eshte nje rast per te kerkuar ndjese. Eshte nje barbari qe iu be kryeveprave te trashegimise fetare dhe kulturore te kombit”, tha Berisha.

Marreveshja pershijne lehtesime fiskale per komunitetet, rikthimimin dhe kompensimin e pronave te tyre, projektligjin per fene, restaurimin e 180 objekteve te kultit per te cilat jane vene ne dispozicion 2 milione dollare dhe zhvillimin e infrastruktures se vendeve te pelegrinazhit me qellimim promovimin e turizmit fetar.

Nder pikat e tjera eshte edhe garantimi i paprekshmerise se institucioneve te kultit, njohja dhe garantimi e respektimit i te drejtave te ketyre tre besimeve.

Ne fjalen e tij Berisha, duke e cilesuar ceremonine e marreveshjeve si historike dhe si nje kushtetute te besimeve mes qeverise dhe atyre fetare, u zotua per realizimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›