UNICEF, organizon forum mbi shëndetin me gjimnazistë
Ky forum i organizuar nga UNICEF, AMC dhe AYNEI ka pasur si qëllim të tij promovimi e një jetese të shëndetëshme për adoleshentët si dhe ndërgjegjësimi e të rinjve për rreziqet nga alkoli e droga.
TIRANE- Promovimi i një jetese të shëndetëshme për adoleshentët si dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për rreziqet nga alkoli e droga, kanë qenë temat kryesore në forumin e hapur me nxënësit e shkollave të Mesme të Minibashkisë numër.10, organizuar nga Rrjeti Rinor shqiptar për integrimin Europian, mbështetur nga UNICEF dhe AMC. Kryetarja e nënkomisionit parlamentar për çështjet e të miturve Lajla Pernaska i ka kushtuar rëndësi ndryshimeve në ligj për ndalimin e përdorimit të pijeve alkolike për të miturit si dhe mbështetja që iu duhet dhënë atyre për tu bërë aktorë aktivë në përdorimin e kuadrit ligjor në dobi të tyre .Në kuadrin e zbatimit të programit “Jeto Shëndetshëm” po zhvillohen trainime në të gjitha shkollat e mesme të Tiranës si dhe në rrethet kryesore të vendit. (a.r/news24/balkanweb)