Aksident në aksin Peqin-Elbasan, vdes 1 person
Një aksident i rëndë në autostradën Peqin-Elbasan i ka marrë jetën një 36-vjeçari, i cili teksa po drejtonte automjetin tip Volsvagen, është përplasur me mbrojtësen e autostradës.
ELBASAN - Një 36-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur rreth orës 19.00. Burime të policisë bëjnë të ditur se mjeti tip Volsvagen me targa LU 28 41 B, me drejtues 36 vjeçarin Bujar Blloku, lindur në Belsh dhe banues në Lushnjë ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë është përplasur me bordurën mbrojtëse në autostradën Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur Karinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe grupi hetimor të cilët konstatuan se vdekja e 36-vjeçarit ka ndodhur për pasojë të shpejtësisë tej normave të lejuara.
(a.s/News24/Balkanweb)