Dy tërmete 4-5 ballë në Elbasan, Tiranë dhe Librazhd
Vendet e Shqipërisë së mesme, Elbasan, Tiranë, Librazhd janë përfshirë këtë mbrëmje nga lëkundje të tërmetit 4-5 ballë. Tërmeti është përsëritur dy herë, duke vënë në panik banorët.
ELBASAN - Rrethi i Elbasanit është përfshirë sot lëkundje të tërmetit me intensitet 4-5 ballë në epiqendër. Lëkundjet e orëve të mbrëmjes janë ndjerë edhe në Tiranë të cilat kanë qenë 3-4 ballë. Tërmeti është konfirmuar edhe nga Instituti i Sizmiologjisë e cila tha se tërmeti ka rënë 10 kilometër në verilindje të Elbasanit duke u ndjerë edhe në Librazhd por me lëkundje më të lehta. Banorët e Elbasanit të cilët kanë ndjerë edhe lëkundjet më të mëdha janë përfshirë nga paniku, aq më tepër kur këto lëkundje u përsëritën edhe pak kohë më vonë. Megjithatë deri tani nuk bëhen të ditur dëme të shkaktuara nga këto dy tërmete.
(a.s/Balkanweb)