Spitali i Elbasanit ka mungesë të specialistëve mjekësore
Mungesa e një numri të konsiderueshëm specialistësh është një nga problemet prej më se një dekade në qendrën spitalore "Dr Xhaferr Kongoli te Elbasanit. Ky spital ka 9 vite që pret për rikonstruksionin e tij.
ELBASAN- Në qendrën spitalore "Dr Xhaferr Kongoli" të Elbasanit një nga më të rëndësishmet në shkallë vendi ekzistojnë ende një sërë problemesh. Drejtori i kësaj qendre Arben Paralloi, shprehet se ka mëse 9 vite që pritet për rikonstruksionin e spitalit kirurgjik me parametra bashkëkohore.
Sipas drejtorit Paralloi, në këtë spital vihet re mungesa e një numri të konsiderueshëm specialistësh prej më se një dekade duke theksuar faktin se aty nuk kryhen ende shërbimet e Pap-Testit, të mamografisë dhe disa shërbime të tjera bashkëkohore.
Specialistë të tillë janë mëse të nevojshëm edhe për shkak se numri i vdekjeve nga sëmundjet profesionale ka njohur rritje dhe pjesa dërmuese e tyre kanë si burim ndotjen e mjedisit, pasi rajoni i Elbasanit ka nivelin më të lartë edhe për shkak të aktivitetit industrial të tre operatorëve më të mëdha të industrisë së rëndë.
I vetmi problem i zgjidhura është ai krizës së ilaçeve ku pacientëve nuk u duhet të bredhin nëpër farmacitë private. (a.r/news24/balkanweb)