"Berisha, ndryshime urgjente ne qeveri"
Kreu i Lidhjes Demokratike, Nikolle Lesi, deklaroi diten e djeshme se Kryeministri Berisha duhet te kryente ne menyre sa me urgjente ndryshime ne kabinetin qeveritar. Sipas demokristianit Lesi, kjo qeveri e humbi te drejten per te qeverisur qe me 15 mars kur ndodhi edhe tragjedia e Gerdecit. Kryetari i LDK-se, Nikolle Lesi, theksoi ne nje prononcim per mediat se riformatimi i qeverise duhet te ishte i plote dhe i thelle.
"Kjo qeveri ngeli e fundosur dhe e djegur ne Gerdec dhe ne kete vend, ajo humbi shansin e saj per te qeverisur vendin. Nisur nga kjo, i bej thirrje Kryeministrit Berisha qe te beje nje ndryshim rrenjesor ne kabinetin qe ai drejton", u shpreh Lesi. Ne lidhje me heshtjen e Kryeministrit Berisha per ndryshimet ne qeveri, Lesi theksoi se kreu i qeverise po gabon kur nuk po paralajmeron ndryshimet rrenjesore ne qeverine qe ai drejton. Madje, sipas tij, me kete qeveri qe po drejton vendin, e djathta e ka te garantuar humbjen ne zgjedhje perballe te majtes. Dy dite me pare, Kryeministri Berisha nuk dha asnje koment ne lidhje me ndryshimet qe kishte ndermend te bente ne kabinetin e tij. Ne nje konference per shtyp, Berisha deklaroi se ne baze te reformave qe kane kryer ministrite vendi kishte arritur te merrte ftesen e anetaresimit per ne NATO, duke lene ne kete menyre pak shanse per ndryshime ne kabinetin qeveritar. Por, Berisha pranoi se republikanet ende nuk jane te perfaqesuar ne qeveri dhe ata ne cdo moment mund ta kerkonin me te drejte kete perfaqesim. Nga ana tjeter, momentalisht qeveria qe ai drejton eshte pa zv/kryeministrin, postin e te cilit Kryeministri Berisha premtoi se do ta mbushte se shpejti.
F.Mejdini