Braho kunder draftit te PS
Kunder draftit te PS-se per te ndryshuar Kushtetuten u shpreh dhe deputeti i LSI-se, Spartak Braho. Sipas tij, ceshtja e reformes duhet te diskutohet brenda tryezes se komisionit te posacem per zgjedhjet me te gjitha partite politike. "Nuk duhet te kete propozime te tilla te njeanshme", reagoi Braho. Ai theksoi se reforma zgjedhore duhet te diskutohet mes te gjitha forcave politike e jo te kthehet ne nje diskutim bipartizan. Deputeti i LSI-se premtoi se te vegjlit kete here nuk do te lejojne qe reforma te kryhet vetem mes dy forcave politike, paktet e te cilave gjithnje kane dhene produkte te deshtuara.